Kreu i Policisë së Shtetit Çako
takim me homologun maqedonas

Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako me ftesë të Drejtorit të Policisë Maqedonase Gorance Savoski ka zhvilluar një takim pune në Ohër të Maqedonisë.
 
Çako së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, Ardian Çipa dhe delegacionin që e shoqëron kanë zhvilluar një takim me drejtuesit e Policisë Maqedonase.
 
Çako dhe Savovski kanë vlerësuar marrëdhëniet dhe bashkëpunimin e deritanishëm mes dy policive dhe kanë shprehur dakortësinë që këto marrëdhënie të forcohen më tej dhe bashkëpunimi të konkretizohet akoma më shumë në disa drejtime kryesore si në:
  1. Shkëmbimin e informacionit në kohë reale për veprimtarinë e grupeve kriminale që mund të veprojnë në meritorin e dy vendeve.
  2. Forcimin e bashkëpunimit mes policive kufitare të dy vendeve si dhe goditjen e krimit ndërkufitar.
  3. Funksionimi me kapacitet të plotë i të gjitha pikave kufitare me Maqedoninë.
  4. Parandalimin dhe goditjen e migracionit ilegal.
  5. Goditjen e trafiqeve të paligjshme dhe lëndëve narkotike.
  6. Si dhe në drejtim të shkëmbimit të informacionit për Luftën kundër terrorizmit.
cako
cako maqedoni
cako maqedoni
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 34-vjeçari në Britani! GJKKO i kishte vënë masën 'Arrest në burg' për grup të strukturuar kriminal (EMRI)

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 34-vjeçari në Britani! GJKKO i kishte vënë masën 'Arrest në burg' për grup të strukturuar kriminal (EMRI)