Kreu i Partisë Republikanë në Kolonjë Oltion Nazarko është përfshirë në një konflikt fizik me dy persona të tjerë rreth orës 02:45 në një lokal të fshatit Mollas. Ka qenë vetë Nazarko i cili ka njoftuar sallën operative të policisë për ndihmë, por pas kontakteve të efektivëve me kreun republikan të Kolonjës, rezultoi se 40-vjeçari ishte në gjendje të dehur dhe kishte marrë plagë në kokë. Sipas Policisë, nga verifikimet paraprake dyshohet që Nazarko të jetë lënduar si pasojë e konfliktit me dy persona të tjerë, një 33-vjeçar dhe një 38-vjeçar nga fshati Qafzez të dy me inicialet E.R të cilët janë shoqëruar në komisariat.
Nga ky moment, policia ka njoftuar shërbimin e Urgjencës për t’i dhënë ndihmën e parë mjekësore të dëmtuarit. Por nga spitali, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, Nazarko ka hedhur akuza se personat që e dhunuan janë të nxitur nga kryetari i Partisë Socialiste në këtë rreth Ilirjan Hyseni.
“Mbrëmë në orët e vona u godita me mjete të forta nga persona të nxitur nga kryetari i PS Ilirjan Hyseni. Njeri nga tre personat ishte nipi i kryetarit të PS. Dy të tjerët ishin militantë të PS. Personat në fjalë janë me precedentë penal. U godita politikisht”, - thuhet në mesazhin telefonik të Nazarkos drejtuar redaksive të mediave.
Oltion Nazarko është kryetar i PR Kolonjë dhe banon në fshatin Helmës të komunës Mollas në Ersekë. Ai është kryesues i listës së kësaj force politike për këshillin bashkiak.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com