TIRANE- Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme Adriatik Llalla propozon lëvizjen e disa prokurorëve në Tiranë dhe rrethe. Kështu prokurori Shahin Pasha nga Kurbini propozohet për në Tiranë. Në kryeqytet pritet të transferohen edhe prokurorët Dritan Nushi që aktualisht ushtron detyrën në Kavajë, dhe Elena Bandi në Pogradec.

Ndërkaq është propozuar që Xhemal Saliaj nga ish drejtues i Prokurorisë së Beratit të trasferohet në Vlorë.

Tom Deda propozohet të transferohet nga Kurbini në Dibër, dhe Lorenc Mërkuri nga Gjirokastra në Sarandë.

Nga kreu i Prokurorisë së Përgjithshme është propozuar edhe transferimi i Bledar Bejko nga Fieri në Durrës.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)