Kreu i PS Vlorë-socialistëve: Mos
shkoni në takimet e Kokëdhimës

Kreu i PS Vlorë-socialistëve: Mos<br />shkoni në takimet e Kokëdhimës
Anduel Tahiraj, kryetar i Partisë Socialiste në degën e Vlorës, i ka bërë thirrje anëtarëve të kësaj force politike që të bojkotojnë takimet e ish-deputetit Koço Kokëdhima. Ky i fundit ka iniciuar një lëvizje brenda PS-së, por ka dështuar që të organizojë një takim zyrtar me anëtarësinë socialiste, kjo edhe për shkak se autoritetin e tij nuk e njeh askush më. 

Ka qenë kryesocialisti i Vlorës, Tahiraj, i cili ka kërkuar nga socialistët e këtij rrethi që të mos marrin pjesë në takimet e Kokëdhimës. 

"Duke qenë se më pyesin anëtarë të PS-së lidhur me njoftime që marrin në telefon në emër të Partisë Socialiste për një mbledhje të organizuar nga ish-deputeti Kokëdhima, dua t'i sqaroj të gjithë se kjo mbledhje s'ka asnjë lidhje me PS-në e Vlorës, s'ka asnjë lidhje me planin e punës të miratuar nga kryesia e PS-së, s'ka asnjë lidhje me objektivat organizative dhe qëllimin elektoral të Partisë Socialiste. Prej kohësh, ish-deputeti është vënë në një levizje të pashpjegueshme paralele me PS dhe duke shprehur keqardhjen për këtë levizje, u bëj thirrje të gjjthë anëtarëve të familjes sonë politike të mos shpërqëndrohen nga objektivat dhe qëllimi ynë i qartë", ka shkruar në Facebook, Anduel Tahiraj.

anduel
(Postimi i Anduel Tahirajt në Facebook)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai