Kreu i ri i Akademisë, Beqiraj:
Reformën bashkë me qeverinë

Kreu i ri i Akademisë, Beqiraj:<br />Reformën bashkë me qeverinë
Në një prononcim për gazetarët, kreu i ri i Akademisë së Shkencave, Gudar Beqiraj ka falënderuar akademikët që morën pjesë në votime.
 
“Për mua është nder dhe përgjegjësi që më ngarkuan detyrën e drejtimit të Akademisë së Shkencave. Duke patur parasysh eksperiencën që kam, jam dakort të jemi bashkëpunues me qeverinë për të realizuar reformën në ASH dhe jam i sigurt që kjo do ta çojë përpara akademinë.
Akademia e Shkencave nuk duhet të jetë pa institute, duhet të ketë institute si dikur dhe në këtë mënyrë ASH do të ketë më shumë produktivitet”,
u shpreh Beqiraj.
 
“Duke qenë matematicien mendoj se ASH duhet të jetë më produktive për të realizuar detyrat që ka qeveria për ekonominë shqiptare, duke filluar nga ujrat, energjinë, bujqësinë, etj”, vijon ai.
 
I pyetur nëse do të bllokohet buxheti nga qeveri kryetari i ri u shpreh se “Nuk besoj të ndodhë kjo gjë, pasi ne jemi gati ta reformpojmë ASH”.
 
"E ndjej veten me energji dhe kam eksperiencë dhe lidhje me shumë nga akademitë e shkencave rreth nesh dhe besoj se ato do të më ndihmojnë për të çuar përpara akademinë tonë",
vijon ai.
 
I pyetur në lidhje me mospjesëmarrjen e Artan Fugës në votime, Beqiraj u shpreh se ai duhet të ishte këtu për të votuar, pasi kjo ishte detyra e akademikëve për sot.
 
Për mungesën e një kundërshtari përballë tij, Beqiraj tha se procesi ishte i hapur dhe mund të kandidonte kush të donte, dhe se nuk ishte ai që duhej të përgjgjej se pse nuk pati kundërshtarë për kreun e ASH.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë