Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, prezantoi sot drejtorin e ri të Drejtorisë së Përgjithshme të Përmbarimit Shtetëror, ish-deputetin socialist, Piro Lutaj. Gjatë prezantimit në zyrat e Përmbarimit të Tiranës, ministrja e Gjonaj vlerësoi maksimalisht figurën e Piro Lutajt, duke u ndalur në kontributet e tij profesionale.
Në fjalën e saj, Gjonaj tha se me emërimin nga kryeministri Rama të Piro Lutaj synohet të rritet performanca në këtë Institucion, që kohët e fundit ka regjistruar përqindje të ulët të ekzekutimit të vendimeve gjyqësore.
Duke marrë në konsideratë problematikat e Përmbarimit, kjo edhe për shkak të mungesës së efiçencës së stafit, eksperienca e gjatë e drejtorit të ri në strukturat drejtuese shtetërore dhe organet vendimmarese, për ministren Gjonaj, pritet të ndikojë pozitivisht në rezultatet e punës.
Ministrja e Drejtësisë nënvizoi nevojën për strukturim që ka ky shërbim. Do të jetë pikërisht analiza vjetore e punës së këtij Institucioni, si dhe vlerësimi që pritet të dalë nga grupet e inspektimit, për të përcaktuar hapat e nevojshëm që do të ndërmerren për të ndryshuar imazhin dhe punën e këtij Institucioni.
Nga ana e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Përmbarimit Shetëror, Piro Lutaj, u angazhua maksimalisht për të arritur rezultatet e pritshme. Lutaj kërkoi bashkëpunimin e ngushtë dhe reflektim nga stafi, për të qenë bashkëudhëtarë të suksesshëm në këtë rrugëtim të ri.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com