Kreu i Sindikatës në Urbanika: Ja
pse duhet Statusi i Artistit

Kreu i Sindikatës në Urbanika: Ja <br />pse duhet Statusi i Artistit
TIRANE - Artistët shqiptarë akoma nuk gëzojnë një status. Kërkesa e kahershme e artistëve vazhdon të mbetet peng duke i bërë ata të privohen nga një sërë të drejtash si paga, mosha e pensionit apo marrëdhëniet e punës, të cilat artistët e tjerë të botës i gëzojnë. I ftuar ne emisionin social “Urbanika” në televizionin A1 REPORT, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Artistëve, Reshat Ibrahimi, rrëfen problemet me të cilat hasen artistët shqiptarë dhe arsyet se përse është i rëndësishëm Status i Artistit.

“Janë problem teatrot dhe estradat në rrethe, për të cilat nga vitit ‘93 deri tani janë në varësi të pushteti vendor të bashkive. Fatkeqësisht po them që ato çdo ditë po asfiksohen, po venitet ajo trashëgimi e shkëlqyer që kanë pasur rrethet, si teatri, si estrada”, u shpreh zoti Ibrahimi.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Artistëve, tregon më tej se pasi bashkitë treguan që nuk e menaxhojnë dot artin dhe kulturën, sindikata ka kërkuar që në lidhje për artin të vitit 2010 të futet një nen në mënyrë që 30% e granteve të qeverisë vendore t’i shkojnë teatrove dhe estradave.

“Ne u munduam që në ligjin për artin 10/352 të 18 nëntorit 2010 të fusim një nen kastile në mënyrë që këto institucione të artit të bëhen më atraktivë duke futur që qeveria qendrore kur ti japë grantin qeverisë vendore 30 % e tij t’i shkojë teatrove dhe estradave të rretheve. Por fatkeqësisht kjo nuk po zbatohet”, tha Ibrahimi.

Ai sqaron më tej se zbatimi i këtij ligji do të bënte që këto që institucionet kulturore të kishin projekte, vepra të reja. “Kuptohet që edhe rroga e këtyre artistëve sot do të ishte më e lartë. Artistë të mëdhenj si Zef Deda marrin paga 250 mijë lekë të vjetra në muaj. Ne si sindikatë kemi kërkuar që 8 rrethe kryesore të Shqipërisë të kalojnë në varësi të MTKRS-së”, shton Reshat Ibrahimi.

Ibrahimi shprehet se është menduar dhe po punohet fort që artistët të kenë statusin e tyre.

“Sindikata e Pavarur e Artistëve të Shqipërisë ka dy vjet që ka përgatitur dhe disa projekte për statusin e artistit duke e përpiluar me juristë. Është përshtatur aktualisht me dy ligje themelore që ka të bëjë me ligjet për pilotët i miratuar në 2003 dhe ligji për institucionet kërkimore shkencore dhe të larta akademike i 2009, por është përshtatur edhe me ligjin aktual për artin dhe kulturën”, nënvizon ai.

Tashmë, sipas kreut të Sindikatës së Artistëve, gjithçka mbetet në vullnetin e mirë që Ministria e Kulturës duhet ta përcjellë këtë projekt në qeveri, pasi siç shprehet ai “s’ka më kohë”.

reshat ibrahimi kreu sindikata artistet
*Në studion e emisionit Urbanika

Redaksia Online
(Greta Malaj/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve