Tirane- Kreu i SPAK, Altin Dumani hedh poshtë akuzat se hetimet kanë axhendë politike.Në një intervistë për Radio Televizionin Shqiptar mbrëmjen e sotme, Dumani tha se SPAK-u nuk vepron mbi bazën e një agjende politike por të një grafike në hetimin e çështjeve të ndjeshme të personave me profil të lartë politik.
“Një pjesë të dosjeve i kam pasur në hetim edhe pa marrë drejtimin e SPAK-ut. Një nga premtimet që kam bërë në KLP ka qenë se do të vijoja të hetoja çështjet që kam pasur në hetim. Ka dhe çështje të tjera që kanë çuar në zgjerimin e grupit të hetimit.
Pavarësisht akuzave, kemi dhënë prova se nuk kemi agjendë politike, apo grafik se sot do hetojmë një person të këtij subjekti politik, e nesër dikë të një subjekti tjetër politik. Në merremi me provat. Këtë kemi bërë dhe do ta bëjmë. SPAK-u është i pavarur nga politika dhe këtë ja jep Kushtetuta dhe ligji. Prokurorët ushtrojnë funksionet e tyre të larguar nga politika. Reagimet e mija janë institucionale dhe jo emocionale.” theksoi Dumani sot në një intervistë për emisionin “3D nga Alban Dudushi”
Thekson se 'prokurorët flasin me punë e jo me fjalë'
Për herë të parë komenton etiketimet që i kanë vënë Sali Berisha dhe Ilir Meta të cilët tashmë po hetohen nga kjo prokurori. Kryetari i PD-së, e quan “skapist” ndërsa presidenti i Partisë së Lirisë, e thërret “dumduman”. Kreu i SPAK thotë se thotë se nuk impresionohet.
Dumani: Të jem i sinqertë është hera e parë që i dëgjoj deklaratat. Kam informacion, sepse stafi i ngushtë më informon. Por vetë, për shkak të kohës së kufizuar që kam në dispozicion, pasi është e mbushur e tëra me punë, nuk kam kohë që të merrem e që ti ndjek. Jemi të vëmendshëm ndaj denoncimeve për afera të dyshuara për korrupsion nga kushdo që bëhen. Pjesën tjetër nuk kam kohë që t’i ndjek me zë dhe figurë. Unë kam një qëndrim indiferent ndaj deklaratave të tilla. Unë jam prokuror i Republikës së Shqipërise e kryej detyrën e kreut të SPAK. Jam kujdesur që të zbatoj ligjin dhe vetëm ligjin e do të vijoj sa të më lërë Zoti frymën. Sulmet politike nuk parapëlqej t’i komentoj. Jam shumë i ftohtë ndaj këtyre deklaratave politike. Është zgjedhja ime që ti anashkaloj"
Ndërsa për arrestimin e Metës nuk preferoi të jap koment duke thënë se 'SPAK nuk ekzekuton masat e sigurisë'.
Sa i përket ndihmës së SHBA-së, kreu i SPAK vuri në dukje se ata janë të interesuar për të ndihmuar institucione të shëndosha, por nuk ka asnjë rast që ata të ndërhyjnë në hetime.
'Kam konstatuar se SHBA-të janë të interesuara për të ndërtuar institucione të shëndosha demokratike sesa për individë të veçantë. Në këtë përvojë timen shumëvjeçare nuk ka pasur asnjë edhe një rast të vetëm që përfaqësuesit e Shtetet e Bashkuara të Amerikës të ndërhyjnë hetimet tona, të drejtojnë apo orientojnë hetimet tona”, vuri në dukje Dumani.
"Krimi i organizuar shqiptar tepër i rrezikshëm'
Dumani tha se prokurorët e SPAK janë indiferent ndaj retorikës politike por shprehu shqetësimin për kërcënimet nga krimi i organizuar.
"Politika sa kohë që ngelet në kuadrin e retorikës nuk më shqetëson. Prokurorët kanë maturinë e duhur për të përballuar sulmet politike duhet të jemi të vëmendshëm kur politika merr masa ligjore. Sa i takon retorikës politike indiferent. Sa i takon kërcënimeve nga krimi i organizuar jemi të shqetësuar sepse vihet në rrezik jeta e tyre dhe e familjarëve. Janë të shumta rastet që prokurorët janë kërcënuar. Krimi i organizuar shqiptar është shumë i rrezikshëm dhe këtë nuk e themi vetëm ne, por edhe agjencitë e huaja me të cilat ne bashkëpunojmë. Nuk flasim për krim të rrezikshëm imagjinar, por për real.
Për grupet kriminale shqiptare shprehet se janë shumë prezente në Amerikën Latine.
'Grupet kriminale shqiptare janë prezente në shumë shtete të Amerikës Latine. Për të qenë dorë e parë për blerjen e kokainës për t‘u kujdesur për rrugën e transportit të kokaiës në Europë. Strukturat kriminale shqiptare janë të mbyllura, 10 – 15 – 7 vetë që veprojnë të mbyllura.'
Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.
...Procedimet penale kur përdorëm SKY na dhanë mundësi të ekspozonim lidhjet e krimit të organizuar me politikën, me gjyqtarë, me prokurorë, me funksionarë të lartë policie dhe me përfaqësues të lartë të administratës”,
Së fundmi, Dumani rrëfeu dhe një peng.
"Kur shkoj nga shtëpia për në punë, nga dritarja e automjetit shikoj njerëzit që lëvizin lirshëm. Dikush vrapon për të shkuar në punë, dikush për të çuar fëmijën në shkollë... Dhe më vjen pyetja: A do vijë ajo kohë kur unë, familja ime, kolegët e mi, të lëvizim pikërisht me këtë liri?
Kufizimi i lirisë së tij individuale dhe familjare, por edhe i kolegëve të tij prokurorë për shkak të detyrës, ishte një nga pengjet që kreu i SPAK, Altin Dumani, u shpreh se kishte.
"Dua të falenderoj me përulësi prokurorët e SPAK hetuesit, hetuesit financiarë e të gjithë ata që punojnë për përkushtim dhe sakrificë në përmbushjen e kësaj detyre. Mirënjohje
Dua të falenderoj familjen time. Nuk është e lehtë të jesh prokuror, për më tepër drejtues në Prokurorinë e Posaçme. Është e vështirë në ambientin shqiptar të përmbushësh me profesionalizëm.
Veten patjetër e kam kufizuar dhe sakrifikuar, por nga ana tjetër edhe familja ime po sakrifikon. Është e kufizuar në jetën e saj, lirinë e saj. Dhe familjet e prokurorëve janë të kufizuar në lirinë e tyre.
Kur shkoj nga shtëpia për në punë në mëngjes, se natën kthehem vonë e nuk shoh gjë, nga dritarja e automjetit shoh njerëzit që lëvizin lirshëm, mua më vjen pyetja a do të vijë ajo kohë që unë, familja ime, kolegët e mi dhe familjet e saj të lëvizin lirshëm?
Përgjigjja ime është që unë pavarësisht përgjegjësive është një punë që kemi zgjedhur ta bëjmë e do ta bëjmë me përkushtim. Dua të falenderoj familjen që më duron e më mbështet pavarësisht kostove që kanë marrë përsipër" tha Dumani.
Kreu i SPAK, Altin Dumani ka dhënë një intervistë në për emisionin “3D nga Alban Dudushi” në RTSH.
Pjesë nga intervista
Ka çështje të tjera në vijim?
Altin Dumani: Ne nuk kemi marrë. Nuk kemi mbyllur zyrat e nuk do të ketë çështje. Kjo është puna jonë. Të hetojmë. Në momentin që hetimi maturohet dhe niveli I provave është i maturueshëm për të proceduar me masë sigurimi apo të pandehur në gjëndje të lirë do të keni lajme. Ne në punë jemi.
Ka pasur zëra që duke nisur nga janari do të filloni të ulni tempin për shkak të fushatës elektorale duke qenë se janë zgjedhjet në pranverë?
Altin Dumani: “Nëse krimi e merr pushim gjatë fushatës elektorale ne e ulim tempin. Cdo lloj krimi. Krim është dhe korrupsion në zgjedhje, edhe korrupsioni i zyrtarëve. Ne jemi në përmbushje të funksioneve tona. Nuk varemi as nga kushtet e motit as oreksi I rrymave të ndryshme që mund të jenë në vend
Edhe një vit mandat si kreu i SPAK po pastaj?'
Altin Dumani: Do vijoj të jem prokuror në prokurorinë e posacme. Do të kem më shumë mundësi të jem në sallën e gjyqit. Atje ndihem më mirë atje sesa këtu, në studio. Do të vijoj normalisht funksionin e prokurorit.
Dumani ka vënë në dukje se nisur nga të dhënat e përftuara nga SKY EÇ u krijua një panoramë më e qartë e krimit të organizuar shqiptar, “të shtrirjes gjeografike, të aktiviteteve të synuara të krimit të organizuar shqiptar, të aleancave me grupet e tjera kriminale jo shqiptare, të fuqisë financiare”
“Sky ECC është një ndër provat e trajtuara gjatë fazës së hetimit paraprak. Por edhe bashkëpunimi në kuadër të SKY ECC është një tjetër tregues i nivelit të zbatimit të ligjit kanë te SPAK dhe që i dhanë mundësi SPAK-ut të punojë me prova të kësaj natyre, falë edhe të dhënave të përfituara nga SKY, ne tashmë kemi një panoramë më të qartë të krimit të organizuar shqiptar, të shtrirjes gjeografike, të aktiviteteve të synuara të krimit të organizuar shqiptar, të aleancave me grupet e tjera kriminale jo shqiptare, të fuqisë financiare të tyre.
Gjithashtu procedimet penale kur përdorëm SKY na dhanë mundësi të ekspozonim lidhjet e krimit të organizuar me politikën, me gjyqtarë, me prokurorë, me funksionarë të lartë policie dhe me përfaqësues të lartë të administratës”, u shpreh Dumani për emisionin “3D”.
Vizita e Brazilit?
Altin Dumani: "Patëm një vizitë të suksesshme. Këtu është ndihma e SHBA-së. Ishte departamenti i drejtësisë që financoi dhe përfaqësues të DEA-s siguruan kontaktet tona me personat kompetentë. U suprizova nga gadishmëria e tyre.
Grupet kriminale shqiptare janë prezente në shumë shtete të Amerikës Latine. Për të qenë dorë e parë për blerjen e kokainës për t‘u kujdesur për rrugën e transportit të kokaiës në Europë. Strukturat kriminale shqiptare janë të mbyllura, 10 – 15 – 7 vetë që veprojnë të mbyllura.
Janë grupe shumë të organizuar, shumë eficentë dhe dinë të bëjnë tregti."
....Grupet e krimit shqiptar preferojnë portet europiane.
Altin Dumani, vuri theksin dhe te lufta ndaj krimit të organizuar që po zhvillon SPAK-u, pasi krimi i organizuar shqiptar është i përhapur thuajse në të gjithë Evropën, madje deri në Amerikën Latine.
“Krimi i organizuar shqiptar është i orientuar kryesisht drejt trafikimit të drogave të forta. Nuk është problem vetëm për Shqipërinë, por edhe për shumë vende në Evropë, deri në Amerikën Latine. Kemi shtuar bashkëpunimin ndërkombëtar. Kemi bashkëpunim me Italinë, kemi grupe të përbashkëta hetimore. I kemi dhënë goditje të mëdha krimit të organizuar.
Kemi bashkëpunim me Belgjikën, Francën, Gjermaninë, Anglinë, por dhe Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi etj. Shumë figura të larta të hetimit ndërkombëtar kanë vizituar SPAK. Kemi shumë punë për të bërë dhe ka nevojë për intensifikim dhe duke pasur parasysh këtë nivel bashkëpunimi besoj se do të ketë goditje të tjera. Ne kemi bërë një analizë për grupet kriminale të organizuara për fuqinë e tyre financiare. Fusha më e preferuar është investimi në pasuritë e paluajtshme, ndërtim, hoteleri etj. Kemi sekuestruar 6 milionë euro kesh gjatë këtij viti.”, tha Dumani në RTSH.
Pse refuzuat Komisionin Xhafaj?
Altin Dumani: Nuk quhet refuzim. SPAK-ut iu kërkuan dy prokurore. Ne vendosem unamisht që nuk duhen derguar. Në mënyrë unanime vendosëm që nuk duhet të dërgojmë prokurorë. SPAK ka paraqitur të gjithë propozimet e nevojshme për ndryshimet ligjore. SPAK raporton rregullisht në KLP e kuvend. Ka bërë të ditura problematikat, sugjeruar zgjidhjet. Përmbushim detyrimet si institucion. Raportojmë cdo muaj në ministrinë e Drejtësisë.
Se çfarë bën politika në të ardhmen në raport me SPAK nuk mund ta parashikoj, por deklaroj se ne si institucion jemi të motivuar të zbatojmë funksionet tona me çështje konkrete e të vëmë para përgjegjësië penale cilindo që kapet në shkelje të ligjit.
Sipas Dumanit, ai bashkëpunon me agjencitë e SHBA-ve që prej vitit 2003 dhe ka konstatuar se SHBA është e interesuar më shumë për të ndërtuar institucione të shëndosha dhe jo te individët.
“E kam dëgjuar edhe këtë që mbështetet Altin Dumani. Kam një përvojë shumëvjeçare me agjencitë e SHBA-ve, me OPDAT, ICITAP, DEA-n dhe FBI që në vitin 2003. Jam zgjedhur anëtar i task-forcës së parë kundër krimit të organizuar që u krijua.
Kam konstatuar se SHBA-të janë të interesuara për të ndërtuar institucione të shëndosha demokratike sesa për individë të veçantë. Në këtë përvojë timen shumëvjeçare nuk ka pasur asnjë edhe një rast të vetëm që përfaqësuesit e Shtetet e Bashkuara të Amerikës të ndërhyjnë hetimet tona, të drejtojnë apo orientojnë hetimet tona”, vuri në dukje Dumani.
Ai shpjegoi gjithashtu edhye bashkëpunimin e gjerë dhe ndihmën që kanë dhënë agjencitë amerikane për Strukturën e Posaçme.
“SPAK ka një bashkëpunim shumë të mirë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me misionet e OPDAT, ICITAP, DEA-n dhe me FBI-në. Ata kanë kontribuar në rritjen e institucionit në bërjen funksionale të institucionit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes këtyre misionevë që unë thashë, kanë qenë prezent që në momentin që është dizajnuar SPAK-u në ligj. Më tej kanë qenë prezent në përzgjedhjen e prokurorëve të Prokurorisë Posaçme, në përzgjedhjen e hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, në përzgjedhjen e drejtuesve të Prokurorisë së Posaçme.
Na kanë mbështetur me trajnime, ne dhe hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Na kanë mbështetur me mjete teknike, me infrastrukturë, me qëllim që të krijohen kushtet për ushtrimin e funksioneve tona. Kemi prezencë të FBI-së në zyrat tona, na është premtuar se edhe DEA do hapë në Tiranë. Ne kemi hetime të përbashkëta me SHBA-në, me FBI-në dhe me DEA-n. Hetime të përbashkëta ku cenohen interesat e dy shteteve tona. Dua t’i falënderoj SHBA-në, përfaqësuesit e OPDAT, ICITAP, DEA-n dhe FBI për mundësinë që na kanë dhënë që të kemi kontakte me agjenci të ndryshme të zbatimit të ligjit në Europë por sidomos në Amerikën Latine”, tha Dumani.
Arrestimi i Metës,a është kryer sipas rregullave?
Altin Dumani: Nuk kam asnjë koment. SPAK nuk ekzekuton masat e sigurimit. I ekzekuton policia e shtetit.
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, deklaroi jo vetëm fushat me përparësi të jetimit që po ndjek institucioni që ai drejton, por se përballja me korrupsionin dhe krimin e organizuar ka bërë që të sekuestrohen deri tani 150 milionë euro pasuri të vëna nëpërmjet korrupsionit dhe krimit.
“Tre janë përparësitë e SPAK-ut: lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizimit. Momentalisht jemi fokusuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. SPAK deri tani ka dëshmuar se është në gjendje të ushtrojë ndjekjen penale ndaj çdo subjekti, pavarësisht pozitës së tij. Sado iu lartë që ketë qenë apo është ai.
Ne këtë po e bëjmë me prova dita- ditës. Kemi ushtruar hetime në disa nivele të larta, të mesëm, si dhe funksionarë të ndryshëm në nivel lokal dhe qendror. Lidhur me krimin e organizuar, që më parë as mendoheshin se do hetoheshin, kemi një bilanc ku janë sekuestruar 150 milionë euro asete, një shumë kjo e madhe. SPAK-u ka goditur thellë kulturën e pa ndëshkueshmërisë.
.... Vetëm këtë vit kemi sekuestruar 6 milionë euro CASH. N ga 19 dhjetor 2019 deri në ditën që flasim është 150 milionë euro.”, tha Dumani.
Kreu i SPAK, thotë se nuk i ka ndjekur sulmet e panumërta të publikuara në media nga kreu i PD-së Berisha dhe ai i PL0-së Ilir Meta.
Ai nënvizoi se ngarkesa që ka në punë e bën thuajse të pamundur që të ndjekë deklaratat politike kundër tij dhe punës që ai kryen.
“Realisht është hera e parë që dëgjoj. Info kam marrë. Vetë për shkak të kohës së kufizuar nuk kam kohë t'i ndjek deklarimet politike. Marr info nga stafi. Sidomos për kritikat reflektive.
Jemi të vemendshëm për denoncimet korruptive. Hera e parë që i dëgjoj. Qendrimi im është indiferent. Jam prokuror i SPAK.
Çdo ditë të jetës sime, në këtë detyrë, vetëm jam kujdesur të zbatoj ligjin. Do vazhdoj kështu sa të kem frymë. Sulmet politike i përballoj. Jam shumë i ftohtë. Nuk kam emocion”, tha Dumani.
Kryetari i SPAK iu përgjigj dhe akuzave të Berishës se ai vetëm rrogën e shtetit, ndërsa bashkëshortja merrej me përkthim disponon tre apartament.
Tre apartamentet?
"Berishës nuk i jap përgjigje por i jap publikut, taksa paguese shqiptarë. Çdo pasuri e imja eshte e verifikuar ne detaj në një proces hetimi administrativ rigoroz nga institucionet e vetingut. Nuk kam asgjë për të fshehur. E kam të deklaruar çdo të ardhur të jetës. Cdo gjë është produkt i punës 25 vjecare të familjes time. Një kredi është marrë në 2006 me të cilën kam blerë një nga pronat e mia në kohën kur ka qenë Berisha.
Pasuritë i kam patjetër. Ato janë të deklaruara. Dy janë para vitit 2013, 1 pas vitit 2013. Mua më njohin shumë mirë. Kurrë, kurrë në jetën time nuk kam pranuar jo përfitim të parregullt, jo rryshfet por qoftë dhe një dhuratë që tejkalon shumën prej 100 dollarë që është detyrim ligjor. E kam bërë pakt me veten e familjen time. Unë e dua punën time. E bëj me mish e shpirt.' tha Dumani në intervistë për RTSH.
Çfarë tha Sali Berisha për Dumanin mbrëmjen e 10 Nëntorit...?
Ish-kryeministri Sali Berisha e sulmoi kreun e SPAK për pasurinë mbrëmjen e 10 nëntorit, në fjalimin e radhës nga ballkoni i shtëpisë, para mbështetësve të tij. Ai i përmendi 3 apartamente që i ishin gjetur tetë vite më parë, të bëra me rrogën e tij, duke ngritur dyshime dhe pyetje.
Ja çfarë deklaroi Berisha:
“...Ku do shkosh ti, që mbron hajdutin, kriminelin, banditin që korruptoi vendin mik dhe aleat, shefin e kundërzbulimit, vetëm e vetëm për të nënshtruar opozitën. Çfarë fytyre ke ti, ti s’ke fytyrë! Ti ke fytyrën e zezë të këpucëve të Edoi Ramës dhe asgjë tjetër. Ti faqezi që drejton një organizatë kriminale politike në SKAPIN e Partisë. Mbyll dosjet e Edi Ramës, ministrave të tij, zyrtarëve të tij, vëllaut të tij, që burgos deputetët e opozitës, zvarrit ish-president para të cilëve je betuar në Kushtetutë, o i pafe dhe i pamoral! Të gjitha këto i bën se je një hajdut ordiner. Të gjitha këto i bën se 8 vite më parë, jo tani, je gjetur me 3 apartamente me rrogën tënde. Po cili shqiptar mund të bëjë 3 apartamente, cili kriminel të dha ty paratë për t’u bërë me 3 apartamente?!” .
Sipas Dumanit, janë hapur hetime brenda SPAK-ut ndaj gjithkujt që ka bërë të mundur rrjedhjen e sekretit hetimor.
Dumani vuri në dukje se kushdo që “bën të mundur rrjedhjen e informacionit apo kryen një vepër tjetër penale, do vendoset para përgjegjësisë penale”.
“Sa i takon rrjedhjes së sekretit dhe gazetarët e kronikës janë dëshmitarë që është minimizuar shumë falë edhe masave të marra si institucion. Kemi hapur edhe hetime, aty brenda nesh për njëri-tjetrin për prokurorë, për hetues, kushdo që ka qenë në kontakt me informacionin i cili ka rrjedhur. Ju garantoj që nëse ka prokurorë të prokurorisë së Posaçme, hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, i cili bën të mundur rrjedhjen e informacionit apo kryen një vepër tjetër penale, do vendoset para përgjegjësisë penale. Kjo nuk diskutohet. Raporti nuk është përfundimtar, ka çështje që janë në hetim në lidhje me sekretin hetimor edhe nga brenda nesh”, tha Dumani për emisionin “3D”.
Këtë të premte kreu i SPAK, Altin Dumani ka dhënë një intervistë në për emisionin “3D nga Alban Dudushi” në RTSH.
Pyetje: Sulmet ndaj jush I kishe marrë parasysh?
Altin DumanI “E kisha marrë parasysh por nuk e kisha në konsideratë kaq shumë shkallën. Politika sa kohë që ngelet në kuadrin e retorikës nuk më shqetëson. Prokurorët kanë maturinë e duhur për të përballuar sulmet politike duhet të jemi të vëmendshëm kur politika merr masa ligjore. Sa i takon retorikës politike indiferent. Sa i takon kërcënimeve nga krimi I organizuar jemi të shqetësuar. Kanë qenë të shumta rastet kur janë kërcënuar. Krimi i organziuar shqiptar është shumë I rrezikshëm. Nuk e themi vetëm ne.
Kreu i SPAK, Altin Dumani u shpreh se SPAK ka ushtruar ndjekjen penale për funksionarë shumë të lartë dhe këtë po e bëjmë me prova dita-ditës.
“Sa i takon korrupsionit, besoj se SPAK ka demonstruar këto vite se është në gjendje të ushtrojë ndjekjen penale ndaj çdo subjekti pavarësisht pozitës së tij, profilit tij, sado i lartë të jetë, ne po e bëjmë me prova dita-ditës.
Ju e dini se SPAK ka ushtruar ndjekjen penale për funksionarë shumë të lartë, të nivelit të mesëm, të nivelit të ulët, ish-gjyqtarë, ish-prokurorë, për kryetarë bashkish, ish-kryetarë bashkish, anëtarë të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, funksionarë shumë të lartë policie”, shpjegoi kreu i SPAK-ut për emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 .
Dumani theksoi se SPAK ka goditur organizata kriminale që më parë as mendohej të prekeshin.
“Sa i takon krimit të organizuar ka treguar në këto vite se në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë të ushtrojë ndjekjen penale ndaj grupeve të strukturuara kriminale dhe organizatave kriminale që më parë as që mendohej të prekeshin por sot është realitet”, tha më tej Dumani.
Duket se hipokrizia e kreut te prokurorise sone te posacme bazohet thjesht ne injorance. Ndersa ka zili njerzit ne rruge qe ecin te lire, dhe merzitet se i eshte "kufizuar" liria personale per veten dhe familjen, e verteta pra fakti dhe ligji thone ndryshe. Ne fakt ai dhe familja ashtu dhe prokuroret e tjere dhe familjet jane te lire, si te gjithe ne. Nuk jane nen masa personale sigurie qe u kufizojne lirite personale apo "levizjes". Nuk i ka vu njeri me zor por jane aty me vullnetin e tyre, duke konkuruar, sido qe te kete sens "konkurrimi". Ne, taksapaguesit, i paguajme sa qimet e kokes me rroga, benefite, mjete e shpenzime. Te vetviktimizohesh duke krahasuar me njerzit e zakonshem qe kane te ardhura sa nje vajt dreke e darke qe ia shtrojne "te pocacmit" eshte jo thjesht hipokrizi, apo injorance, por amoralitet! Sugjeroj qe KLP duhet ta dergoje kreun e te posacme prokurori per trajnim, ndosjta meqe edhe nuk eshte as magjistrat, kur thote: prokurori nuk ekzekuton masat e siguris??? Si ne KPrP edhe ligjin per ekzekutimin e vendimeve penale aq sa aplikohet, prokurori eshte kryesor ne proceduren zbatimi apo ekzekutimit te mases se sigurise. Madje asgje nuk e ndalon prokurorin ta ekzekutoje vete, edhe ne kuptimin qe ndoshta ka ndermend ne injorancen. Pra per policine gjyqesore e cila urdherohet ose ngarkohet me detyra ne ate aspekt. Pertej injorances normale te thuash prokurori nuk merret me ekzekutimin!
PërgjigjuKasem e kam sinqerisht qe ke nevoje per ndihme. Kasemi dhe Iliri jane njejti person. Ose Kasemi ka nje personalitet te dyfishte dhe e quan veten Ilir ose anasjelltas. Kasem Iliri mund te na tregosh se ne cilen enn te Kodit te Pr.Penale prokurori ekzekuton vete ne terren vendimet? Kasem Skizoid Iliri prokurori kufizohet nga liria jo me ligj por nga rrethanat ne te cilen ai ushtron detyren dhe i sherben publikut. Fatmiresisht edhe per njerez me kapacitet te kufizuar dhe ne kushte deliri si ty. Kerko ndihme o Kasem Iliri sepse nuk dukesh mire.
Sa i mrekullueshem dhe I thjeshte ky djale. E ruajte Zoti bashke me familjen.
PërgjigjuHero i koheve moderne !!!
PërgjigjuEshte e veshtire tju besohet. Jeni selektiv, ka mesazhe neper aplikacione qe beni sikur nuk o keni kuptuar dhe veproni aty ku presionin agjencite e huaja. Si mund te kemi besim kur mbani Krajen aty? Te gjithe e dime kush jane miqte e tij. Si mundet nje prokuror te ket miqesi me individe me precendent? Vdiq Enveri dhe tani jane kelyshet e tij te shumëfishuar. E shkaterruat kombin me njeashmerine tuaj. Dilni dhe I beni komplimente krimit shqiptare duke thene se eshte I rrezikshëm. Ju e dini se si përkthehet ne mendjen e kriminelit dhe si ndikon ne shoqeri kur del kryeprokuri dhe thote se jane shume te rrezikshëm. Te huaj nuk I identifikojnë te rrezikshëm bazuar ne kapacitetit e kriminelit por I konsiderojnë te rrezikshëm sespe pushteti dhe sistemi I drejtesise shqiptare I jep fuqi. Ne asnje vend te botes nuk mbështetetn kriminelet nga politika, prokuroria dhe gjyqsori ne menyre kaq primitive si ne Shqipëri.
PërgjigjuJu ruajte Zoti! Shqiperia me ne fund i ka Heronjte e saj. Altin Dumani me koleget e tij po ben historine. Te sherosh nga Kanceri nje person eshte shume e veshtire... po nje vend te tere, nje shoqeri? Me zemer e them... ju ruajte Zoti!
PërgjigjuRespekte Z.Dumani per punen qe po beni,keni mbeshtetjen e gjithe popullit shqiptar!
Përgjigju