Kreu i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani vuri theksin e llogaridhënia përpara publikut dhe organeve të tjera shtetërore si një pasqyrim i plotë i punës së sistemit të drejtësisë.
Ndër të tjera, Dumani vuri në dukje se prokurorët e SPAK po përballen me një fluks të lartë pune për shkak të mungesës së theksuar të stafit si dhe të infrastrukturës.
“Në kohën kur besimi te drejtësia është i brishtë dhe pritshmëritë janë të larta, veprimet e SPAK janë mbështetur në ligj dhe parime. SPAK është zotuar për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar duke rritur kështu besimin.
![]()
Pavarësia dhe llogaridhënia janë shtyllat kryesore ku mbështetet SPAK. Kushtetuta garanton pavarësinë e jashtme dhe të brendshme të SPAK. Prokurorët veprojnë dhe marrin vendime të pavarura të paanshme.
Ne kemi mekanizmat tanë të mbikëqyrjes për punën e brendshme. Aktualisht SPAK ka miratuar strategjinë e komunikimit me publikun.
Arkitektura e shumëfishtë e kontrollit është e rëndësishme për të garantuar pavarësinë e institucioneve dhe atë të llogaridhënies. Kodet etike janë mure mbrojtëse ndaj çdo presioni dhe ndikim politik apo mediatik.
SPAK përballet dhe me sfida, ngarkesë proceduriale, mungesa e stafit dhe infrastrukturës. sistemi i administrimit të çështjeve është funskional edhe pse jo në 100% e kapacitetit të tij. Për të përmbushur misionin tonë duhet të tregojmë jo vetëm rezultate, por edhe maturi, etikë dhe integritet në zbatimin e ligjit,” tha Dumani.
Lajmi kryesor:
Metani-politikës: Sulme antikushtetuese drejtësisë! Sadushi ndaj KLGJ e KLP: Të marrin më shumë përgjegjësi! Dumani: S'ndikohemi nga presionet






