Ambasadori britanik në Tiranë, Nicholas Abbott, është takuar ditën e sotme me kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Ambasada Britanike përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë edhe fotografi nga takimi mes tyre.
Po ashtu, krahas fotografisë në njoftimin e Ambasadës është shkruar se ky takim është zhvilliuar me qëllim për të diskutuar punën e vazhdueshme dhe mbështetjen e ardhshme të Mbretërisë së Bashkuar për SPAK.
Po ashtu në njoftim bëhet e ditur se të Abbott dhe Braho riafirmuan partneritetin e fortë mes dy vendeve, veçanërisht në trajtimin e përbashkët të krimit të organizuar.
“Ambasadori britanik Nicholas Abbott u takua me Drejtorin e SPAK-ut, Klodian Braho, për të diskutuar punën e vazhdueshme dhe mbështetjen e ardhshme të Mbretërisë së Bashkuar për SPAK-un.
Të dy riafirmuan partneritetin e fortë midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë, veçanërisht në trajtimin e çështjes së përbashkët të krimit të organizuar serioz”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Britanike në Tiranë.
Komente











