‘Metamorfoza’/ Lirohet nga qelia Erzen Breçani, Apeli i GJKKO e lë në arrest shtëpie

TIRANË- Edhe pse në njoftimin zyrtare, nuk është dhënë asnjë arsyetim ligjor, pas afro 8 muaj nga arrestimit i tij, Gjykata e Posaçme e Apelit ka nxjerrë nga qelia Erzen Breçani, emri i të cilit doli në skenë pas përgjimeve të dosjes Metamorfoza 2.

Ndaj Breçanit është dhënë masa e sigurisë arrest shtëpie, ndërsa i ndalohet komunikimi me persona të tjerë përveç familjarëve të tij.

Përsa kohë ishte në qeli Breçani kërkoi lirinë, me pretendimin se vuante nga klaustrofobia, frika për të qëndruar në ambiente të mbyllura, dhe qëndrimi në burg i rrezikonte jetën.

Ish-drejtuesi i lartë i policisë u arrestua në nëntor të vitit  pas zbardhjes se disa bisedave ne aplikacionin SKY ECC, ku në pranga përfunduan edhe të tjerë mes tyre  shefi i hetimit të krimeve Dedan Gjoni.

Ndërkohë djali i tij Eralbi Breçani dhe Ervin Mata, mbeten ende në kërkim, ndërsa akuzohen për trafik ndërkombëtar kokaine.

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka sekuestruar po ashtu HEC-in “Drita”, i cili është në pronësi të Erzen Breçanit dhe të familjarëve të tij. Sekuestrot janë vendosur, pasi SPAK ka dyshime se pasuritë janë vendosur nga trafiku ndërkombëtar i drogës. 

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Opinion: 16/07/2024 12:12

    Neser e ftoni per opinionist te OPINION se vlejn shume te tilla mendje. Vend me drejtesi muti!!!

    Përgjigju
  • QYTETARI PA MBROJTIE: 16/07/2024 12:01

    Populli në mëshirë të fatit.HAJDUTËT,VRASËSIT,POLICËT E KORUPTUAR TË LIRË SE JU RREZIKOHET JETA NË BURG,KAN SËMUNDJE NGA MË TË NDRYSHMET, POR KUR BËNIN KRIME NUK ISHIN TË SËMURË???? PO ME VAJZËN PA KËMBË Ç'U BË????ATA JAN NËN MBROJTIEN E DREJTËSIS SË 'RE,PO TJETËRSOJ :-LUM TI POPULL QË NE KEMI (PA)DREJTËSIN E RE.

    Përgjigju
  • Eri: 16/07/2024 11:26

    E tmershme. I biri leke droga ndersa baba paska arritur ti justifikoka te vetat. E shkaterruat kombin. Pandeshkueshmeria eshte origjina e korrupsionit.

    Përgjigju
  • Eri: 16/07/2024 11:19

    E provoi dhe ushtari i partise njehere burgun.

    Përgjigju
  • XXX: 16/07/2024 10:53

    Ja si arestojne kta, kot me kot sa per ti mar ndonje lek dhe e nxjerin nga burgu pastaj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Nga mbreti te kryeministri, mbi gjysëm milionë njerëz në shesh për Spanjën! Cucurrela rrëmben skenën

Nga mbreti te kryeministri, mbi gjysëm milionë njerëz në shesh për Spanjën! Cucurrela rrëmben skenën