TIRANË - Presidenti i Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë, Dine Abazaj, sqaron mjekët në lidhje me testimin e tyre që do të ndërmarrë Ministria e Shëndetësisë, duke garantuar se ky proces nuk do të cënojë punën dhe licensat e lëshuara nga Urdhri i Mjekëve.
“Në përgjigje të interesimit dhe shqetësimit të mjekëve lidhur me testimin që do ndërmerret nga Ministria e Shëndetësisë për të gjithë mjekët, Urdhri i Mjekëve u interesua në këtë dikaster në lidhje me qëllimet dhe synimet e këtij testimi që do mbahet nga mjekët me qenë se ishte i paqartë dhe i pakuptueshëm dhe përfundimisht, siguron të gjithë mjekët që testimi i propozuar nga Ministria e Shëndetësisë nuk do të cënojë aspak vendet e punës se tyre. Gjithashtu, nuk cënon licensat e lëshuara nga Urdhri i Mjekëve”, shprehet Abazaj.
Për kreun e Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë, Ministria e Shëndetësisë do të bëjë thjesht identifikimin e mangësive në formim profesional të mjekeve dhe programimin e edukimit të vazhdueshëm mjekësor në të ardhmen, në përputhje me nevojat për formimin profesional të mjekëve.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com