Atentati me 1 të vdekur e 4 të plagosur në ‘Don Bosko’, kreu i Urgjencës, Skënder Brataj: Ambulanca nuk është vonuar më shumë se 3 minuta

Atentati me 1 të vdekur e 4 të plagosur në ‘Don Bosko’, kreu i Urgjencës, Skënder Brataj: Ambulanca nuk është vonuar më shumë se 3 minuta

Kreu i Urgjencës Skënder Brataj

Kreu i Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj thotë se ambulanca në ngjarje kriminale që ndodhi një ditë më parë në ‘Don Bosko’ në kryeqytet nuk është vonuar më shumë se 3 minuta që nga momenti kur është marrë telefonata. Brataj, teksa ka publikuar edhe lëvizjen e ambulancës, thotë se JOQ dhe Syri.net kanë shpifur në lidhje me lajmin e publikuar, të cilat thonin se ambulanca është vonuar 30 minuta.

Sipas Bratajt nga thirrja e parë në orën 16.13 deri në mbërritjen në vendngjarje kanë kaluar vetëm tre minuta dhe se përgjigja e ekipeve ka qenë sa e shpejtë edhe efikase me një standard bashkëkohor. Në shkrimin e tij kreu i urgjencës bën thirrje që të mos bëhen fushata denigruese dhe mashtruese kundrejt Urgjencës Mjekësore.

Ky fakt është konfirmuar për Report Tv edhe nga zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, e cila tha se ambulanca nuk është vonuar më shumë se 3 minuta.

‘Koha e mbërritjes së ambulancën në vendin e ngjarjes ka qenë vetëm 3 minuta. Ne momentin që del diçka e tillë nuk duhet besuar, por sigurojë qytetarët që Qendra kombëtare e Urgjencës janë të regjistruara të gjitha telefonatat dhe lëvizja e mjeteve dhe regjistrohet koha e telefonatës dhe e mbërritjes së ambulancës. Në lidhje me ngjarjen ambulanca ka mbërritur për 3 minuta.’- tha Rakacolli.

KOMUNIKATË PËR MEDIAT:

SI U BËNË 3 MINUTAT E URGJENCËS MJEKSORE, NË 30 MINUTA TË JOQ-SË DHE Syri.net!!

Ditën e djeshme datë 04.01.2022 në zonën Don Bosko fatkeqësisht ndodhi një atentat me pasoja humbjen e jetës së një personi dhe plagosjen e tre të tjerëve. Ngushëllime familjes dhe uroj shërim të shpejtë të dëmtuarve.

Pranë Njësisë së Koordinimit sapo mbërriti telefonata nga policia është nisur drejt ngjarjes autoambulanca e parë ku mjeku ka konstatuar se njëri nga personat ishte pa shenja jete. Duke qenë se nuk kishte më urgjencë mjekësore është detyrë e policisë së shtetit të verifikojë provat dhe më vonë të urdhëroj largimin nga vendi i ngjarjes së trupit të viktimës.

Kronologjia e ngjarjes vijon si më poshtë. Ambulanca e parë: Ora 16.13 ka mbërritur telefonata nga policia e shtetit. Ora 16.14 është kaluar telefonata ekipit të terrenit. Ora 16.16 ekipi është në vendngjarje dhe merr një pacient të dëmtuar me kod të kuq dhe e shoqëron në spitalin e Traumës. Mbërritja në spital në orën 16.19.

Ekipi i ambulancës së parë njofton se duhen dy ambulanca të tjera dhe për këtë arsye nisen dy ekipe të tjera. Ora 16.22 nisja e tyre. Ora 16.26 mbërritja në vendngjarje. Ora 16.30 mbërritja në spital e pacientit të dytë. Ndërkohë njoftojnë se një pacient është transportuar nga një ambulancë e një spitali privat. QKUM nuk ka dijeni kush e ka njoftuar dhe çfarë oraresh ka kjo ambulancë.

JOQ nuk është hera e parë që shpif dhe mashtron për urgjencën, akuzon vetëm për të pasur klikime, pa asnjë të vërtetë mbi ngjarjen duke mashtruar opinionin publik dhe duke irrituar pa të drejtë qytetarët. Përdorimi i fotografive të mija nuk është hera e parë që i vendosin në faqen e tyre pa asnjë autorizim dhe pa asnjë etikë profesionale apo njerëzore! Kërkohet dëmtimi i një shërbimi jetik për qytetarët dhe denigrim të personit tim. Kuptohet që këto artikuj nuk kanë as emër as mbiemër gazetari, por sigurisht që është një i tillë!

Po ashtu Syri.net shkruan:

“Skandal/ Atentati mafioz 500 metra larg nga ‘Trauma’, ambulanca shkoi 30 minuta me vonesë”

Konkluzion:

Nga thirrja e parë në orën 16.13 deri në mbërritjen në vendngjarje kanë kaluar vetëm tre minuta. Përgjigja e ekipeve ka qenë sa e shpejtë edhe efikase me një standard bashkëkohor.

Bashkëngjitur është dokumentimi i këtij misioni!

Të pa-nderuar pseudogazetarë të JOQ dhe Syri.net, ju mund të bëni fushata denigruese dhe mashtruese sa të doni, ndoshta është në ADN tuaj, por qytetarët shqiptarët e kanë parë këto dy vite shërbimin e urgjencës mjeksore, sa shpejt mbërrin në vendngjarje. E kanë parë çfarë peshe ka mbajtur dhe mbanë mbi shpatulla.

Merruni me problemet e vërteta të shoqërisë së sëmurë shqiptare ku persona të ndryshëm qarkullojnë me armë, ku humbet jetën një i pafajshëm që ndodhet rastësisht në një kafene ose restorant, kur kalimtari gjendet rastësisht në trotuar dhe plagoset ose humb jetën. I lini gënjeshtrat dhe sondazhet e shpifura, se nuk është problem dorëheqja ime. I lini tërmetet e rreme duke terrorizuar qytetarët! I lini këto sepse ju, familja juaj, miqtë tuaj mund të kenë të njëjtin problem, të bien nga shkallët për tërmetin e rremë ose të gjenden rastësisht në barin, restorantin apo trotuarin e gabuar në momentin e gabuar! Urgjenca Mjeksore gjendet gjithmonë në një pozicion:

NË SHËRBIM TË QYTETARËVE!

Dr.Skender Brataj

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fshati: 06/01/2022 11:28

    Nuk e kuptoj kete deshiren e madhe per tu justifikuar per ambulancat. Ne jemi nder vendet e rralla ne bote ku me shume se 85% e pacienteve arrijne ne spital me mundesite e tyre dhe jo me ambulanca. Edhe sherbimi i ndihmes se shpejte ne spital nuk eshte shume per tu krenuar. Shpresojme te rregullohet por rregullimi mund te nise vetem kur te fillojme te pranojme te verteten.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë