Kreu i Wagner: Në Bakhmut po luftohet ashpër, ukrainasit nuk po tërhiqen

Kreu i Wagner: Në Bakhmut po luftohet ashpër, ukrainasit nuk po tërhiqen

Në zonën veriore të Bakhmutit në Ukrainë, "lufta e ashpër po zhvillohet për çdo rrugë, shtëpi, shkallë" dhe "ukrainasit nuk po tërhiqen askund". Këtë e ka bërë të ditur themeluesi i kompanisë mercenare Wagner, Yevgeni Prigozhin, duke mohuar raportimet e qarkulluara në mediat ruse sipas të cilave trupat e Kievit janë në tërheqje nga qyteti në Donbass.

 "Ata po luftojnë deri në fund," përsëriti ai.

"Unë po sqaroj situatën - shtoi ai në një shënim të raportuar nga Tass -. Forcat e armatosura ukrainase nuk po tërhiqen. Ata po luftojnë deri në hendekun e fundit. Në lagjet veriore të Bakhmutit ka luftime të ashpra për çdo rrugë, çdo shtëpi”, tha ai. “Sigurisht, është mirë që mediat shpresojnë në tërheqjen e ukrainasve, por kjo nuk ndodh në lagjet veriore, jugore apo lindore”, përfundoi ai.

Të premten, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, siguroi se ushtarët e tij do të luftonin për aq kohë sa të mundeshin, por gjithashtu pranoi se situata po ashpërsohej. Ditët e fundit kanë mbërritur përforcime për trupat ruse të grumbulluara rreth qytetit. Në rast të një pushtimi, do të ishte objektivi i parë strategjik madhor i arritur nga ushtarët e Moskës që nga vera.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Zelensky gati të ndryshojë ministrin e Mbrojtjes! Kiev: Nuk do i përdorim raketat amerikane kundër Rusisë


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

‘1 milion euro për dashni’, komedi tek ‘Eksperimentali’! ‘Marie Kraja’, 2 net spektakli në Opera! Nga Roland Tasho tek Stefano Romano, Tirana me ekspozita!

‘1 milion euro për dashni’, komedi tek ‘Eksperimentali’! ‘Marie Kraja’, 2 net spektakli në Opera! Nga Roland Tasho tek Stefano Romano, Tirana me ekspozita!