Lufta/ Zelensky gati të ndryshojë ministrin e Mbrojtjes! Kiev: Nuk do i përdorim raketat amerikane kundër Rusisë

Lufta/ Zelensky gati të ndryshojë ministrin e Mbrojtjes! Kiev: Nuk do i përdorim raketat amerikane kundër Rusisë

Presidenti ukrainas, Zelensky

UKRAINË- Ushtria ruse po bombardon qytetin e Kharkiv dhe pjesë të tjera të rajonit në Ukrainën lindore. Kështu i raportua nga kreu i ambasadës ushtarake rajonale Oleg Sinegubov.

Një raketë S-300 goditi qendrën e qytetit, "informacionet për viktimat dhe shkatërrimet e mundshme janë ende nën hetim," shtoi Sinegubov.

"Gjatë 346 ditëve të kësaj lufte, kam thënë shpesh se situata në front ishte e rëndë. Dhe tani është përsëri kjo kohë, kur pushtuesit po na hedhin gjithnjë e më shumë forca për të thyer mbrojtjen tonë. Tani është vërtet e vështirë për Bakhmutin, Vuhledar, afër Lymanit”.-tha ai. 

Ndërkohë në Kiev vazhdojnë krisjet mes qeverisë ukrainase, pasi Zelensky ka në plan të ndryshojë ministrin e Mbrojtjes, Oleksii Reznikov pas skandalit e korrupsionit me manipulimin e tenderave. Nga ana tjetër, ministri aktual i Mbrojtjes në Ukrainë, ka bërë me dije se raketat me rreze të gjatë të SHBA-ve nuk do përdoren kundër Rusisë por vetëm për të çliruar territoret ukrainase të pushtuara nga rusët. 

Papa Françesku pas vizitës së tij në Sudanin e Jugut tha se ishte i gatshëm të takohej me Putin dhe Zelenskyn për të arritur një marrëveshje paqeje mes Ukrainës dhe Rusisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:02
Papa Françesku: Jam i gatshëm të takohem me Putin dhe Zelensky-n për të arritur një marrëveshje paqeje

1673266156_Papa.JPG

Papa Françesku ka folur për mediat pas vizitës së tij në Sudanin e Jugut. Teksa foli për luftën në Ukrainë, Papa tha se është i gatshëm të takohet me dy presidentët e Ukrainës dhe të Rusisë për të arritur një marrëveshje që t’i japë fund luftës.

Ai zbuloi edhe vizitën e tij në ambasadën ruse në Vatikan në përpjekje për të siguruar një takim me Vladimir Putin në ditën e dytë të luftës në Ukrainë.

“Jam i hapur për të takuar të dy presidentët e Ukrainës dhe Rusisë. Unë nuk shkova në Kiev sepse nuk ishte e mundur të shkoja për momentin. Në ditën e dytë të luftës shkova në ambasadën ruse, doja të shkoja në Moskë për të biseduar me Putinin dhe më dukej një mundësi e vogël, atëherë ministri Lavrov më tha do të shohim, më vonë”-u shpreh Papa Françesku.

Ora 22:33
Partia e Zelensky-t konfirmon emrin e ri të ministrit të Mbrojtjes pas skandalit të manipulimit të tenderave

1674567062_korrupsioni.JPG

Shefi i inteligjencës ushtarake Kyrylo Budanov do të zëvendësojë Oleksiy Reznikov si ministër i mbrojtjes i Ukrainës . Kjo u konfirmua në Telegram nga Davyd Arakhamia , një deputet nga partia 'Shërbëtori i Popullit' e Presidentit Volodymyr Zelensky .

Ora 20:58
Qëllohet me plumb në kokë anëtari i grupit Wanger që ideoi simbolin 'Z'

Mercenari i grupit Wanger, Igor Mangushev u qëllua në kokë në Ukrainën lindore, pasi ai pretendoi se kishte shpikur simbolin 'Z' dhe e kishte asimiluar atë me luftën në Ukrainë. Ish-agjenti i FSB-së dhe ish-kapiteni i ushtrisë ruse u transferua në spitalin Stakhanov me një plagë në kokë dhe imazhe që qarkulluan në mediat sociale që e tregonin atë të plagosur. Sipas analistëve, sulmi ndaj Mangushev është një paralajmërim drejtuar themeluesit dhe udhëheqësit të grupit Wagner, Yevgeniy Prigozhin .

Ora 17:59
Zelensky po përgatit shkarkimin e tij, ministri ukrainas i Mbrojtjes premton kontrolle pas skandalit të korrupsionit me manipulimin e tenderave

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov , ka premtuar kontrolle pas skandalit të manipulimit tw tenderave që goditi departamentin e tij, në mes të pushtimit rus. Reznikov foli për këtë gjatë një konference për shtyp.

Duke pranuar se shërbimet anti-korrupsion të ministrisë së tij kanë dështuar në detyrat e tyre, ministri siguroi se ishte nisur një auditim i brendshëm i të gjitha kontratave publike dhe gjithashtu premtoi një auditim të asistencës teknike ndërkombëtare, pwr armët që Kievi vazhdon të marrë nga perendimi.


Mediat ukrainase kanë raportuar se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mund të shkarkojë Reznikov nga detyra javën e ardhshme dhe ta zëvendësojë atë me Kirill Budanov . 

Ora 15:54
Raketat me rreze veprimi deri në 150 km, Kievi: Nuk do sulmojmë territorin rus! Qëllimi është çlirimi i rajoneve të pushtuara

1675435781_k.JPG

Ukraina nuk do të përdorë armë me rreze të gjatë të premtuara nga SHBA për të goditur territorin rus dhe do të synojë vetëm njësitë ruse në territorin e pushtuar ukrainas. Këtë e ka siguruar ministri ukrainas i mbrojtjes Oleksii Reznikov.

"Ne gjithmonë u themi zyrtarisht partnerëve tanë se nuk do të përdorim armët e furnizuara nga partnerët e huaj për të qëlluar në territorin rus. Ne gjuajmë vetëm mbi njësitë ruse në territorin ukrainas të pushtuar përkohësisht," tha Reznikov në një konferencë për shtyp.

SHBA ka konfirmuar se raketat me rreze veprimi prej 150 km janë në paketën e re të ndihmës ushtarake për Kievin.

Ora 14:54
Ukraina: 130 mijë ushtarë rusë kanë vdekur në luftë

Ushtria ukrainase ka thënë se 131.290 pjesëtarë të ushtrisë ruse mund të kenë vdekur në Ukrainë, prej nisjes së luftës më 24 shkurt të vitit të kaluar. Në përditësimin e tij të rregullt, Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase ka pretenduar se 700 ushtarë rusë janë vrarë vetëm një ditë më parë.

Në këto përditësime – në të cilat shifrat për viktimat janë më të larta sesa ato që i përpilon Perëndimi – është thënë po ashtu se Rusia ka humbur 3.220 tanke, 6.405 pajisje të armatosura dhe 2.226 sisteme të artilerisë prej nisjes së luftës. Duke cituar zyrtarë amerikanë dhe ata të Perëndimit, e përditshmja amerikane, New York Times, ka raportuar më herët gjatë këtij muaji se numri i ushtarëve rusë të vrarë dhe të plagosur i afrohet shifrës 200.000.

Për luftime të ashpra është raportuar edhe më 5 shkurt në Bahmut, qytet në lindje të Ukrainës, për kontrollin e të cilit ushtritë janë duke luftuar që disa muaj. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë më 3 shkurt se forcat ukrainase do të luftojnë për Bahmutin “aq sa të munden”.

Ministria britanike e Mbrojtjes ka thënë javën e kaluar se Rusia ka bërë avancime të vogla në tentimet për të rrethuar Bahmutin. Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

Ora 14:43
Kreu i Wagner: Në Bakhmut po luftohet ashpër, ukrainasit nuk po tërhiqen

Në zonën veriore të Bakhmutit në Ukrainë, "lufta e ashpër po zhvillohet për çdo rrugë, shtëpi, shkallë" dhe "ukrainasit nuk po tërhiqen askund". Këtë e ka bërë të ditur themeluesi i kompanisë mercenare Wagner, Yevgeni Prigozhin, duke mohuar raportimet e qarkulluara në mediat ruse sipas të cilave trupat e Kievit janë në tërheqje nga qyteti në Donbass.

 "Ata po luftojnë deri në fund," përsëriti ai.

"Unë po sqaroj situatën - shtoi ai në një shënim të raportuar nga Tass -. Forcat e armatosura ukrainase nuk po tërhiqen. Ata po luftojnë deri në hendekun e fundit. Në lagjet veriore të Bakhmutit ka luftime të ashpra për çdo rrugë, çdo shtëpi”, tha ai. “Sigurisht, është mirë që mediat shpresojnë në tërheqjen e ukrainasve, por kjo nuk ndodh në lagjet veriore, jugore apo lindore”, përfundoi ai.

Të premten, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, siguroi se ushtarët e tij do të luftonin për aq kohë sa të mundeshin, por gjithashtu pranoi se situata po ashpërsohej. Ditët e fundit kanë mbërritur përforcime për trupat ruse të grumbulluara rreth qytetit. Në rast të një pushtimi, do të ishte objektivi i parë strategjik madhor i arritur nga ushtarët e Moskës që nga vera.

Ora 14:35
Lufta/ Në Odessa, 40% e banorëve ende në errësirë

1675604145_14575100032ZT3JR1670699066477.jpg

Rreth 40 për qind e qytetarëve të Odesës në Ukrainën jugore nuk kanë energji elektrike. Kështu deklaroi kryeministri i Ukrainës Denys Shmygal duke shpjeguar se në qytet janë dërguar gjeneratorë të energjisë. "Në qytet, deri në 40% e konsumatorëve (ekuivalente me 280,000 njerëz) janë ende pa energji elektrike. Si rezultat, gjeneratorë të fuqishëm janë dërguar në Odessa për të ndihmuar në furnizimin me infrastrukturën kritike dhe për të lidhur më shumë konsumatorë me energjinë elektrike.”- thuhet në njoftim.

Ora 14:33
Kiev/ Zelensky gati për të ndryshuar ministrin e Mbrojtjes

Ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksii Reznikov ka të ngjarë të lirohet nga posti i tij javën e ardhshme. Kjo është raportuar nga Ukrainska Pravda duke cituar burime qeveritare dhe ushtarake. Zëvendësuesi i mundshëm i Reznikov mund të jetë Kyrylo Budanov, kreu i agjencisë së inteligjencës ushtarake të Ukrainës.

Në fund të janarit, ministria e mbrojtjes u përfshi në një skandal korrupsioni që çoi në shkarkimin e disa zyrtarëve të lartë. Një burim qeveritar konfirmoi për Kyiv Independent se Reznikov do të zëvendësohet së shpejti. Ministri aktual i mbrojtjes mund të marrë një punë të re si ministër i drejtësisë.

Ora 10:31
Ish kryeministri izraelit zbardh detaje nga biseda me Putin: Më siguroi në takimin në Moskë se s’do ta vriste Zelenskyn

1675589561_64001675587170x5b0cdb4d52bd44229de37624a9501594987.jpeg

Gati një vit pas luftës në Ukrainë, ish kryeministri izraelit Naftali Benet ka dalë me një dekaratë të pazakontë lidhur me Presidentin Vladimir Putin.

Presidenti rus Vladimir Putin premtoi se nuk do të vriste homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, kur u takua me ish-kryeministrin izraelit, Naftali Bennett vitin e kaluar në ditët e para të luftës.

“A keni ndërmend të vrisni Zelenskyn?”

Kjo ishte pyetja që Bennett i kishte drejtuar Putinit, të cilën e tregoi gjatë një interviste gati pesë orëshe që dha për “Channel 12” të Izraelit.

Në atë bisedë, ai tregoi detaje nga udhëtimi i tij i njohur në Moskë në Shabbat në fillim të marsit 2022, në një përpjekje për të ndihmuar ndërmjetësimin e një marrëveshjeje paqeje midis dy palëve.

Ndërsa Bennett nuk ishte në gjendje të ndihmonte në përfundimin e armiqësive, ai ishte në gjendje të siguronte një zotim nga Putini për të mos vrarë Zelenskyn, i cili në atë kohë fshihej në një bunker sekret për të parandaluar një vrasje të tillë. Putin e siguroi Bennett se nuk do ta vriste.

“Duhet të kuptoj që po më jepni fjalën tuaj se nuk do ta vrisni Zelenskyn”- kishte thënë ish-kryeministri izraelit dhe Putin përsëri premtoi të mos e bëjë këtë.

Bennett i telefonoi Zelenskyt ndërsa ai ishte ende në Moskë në rrugën e tij për në aeroport nga Kremlini për t’i thënë se ai nuk ishte nën kërcënim me vdekje.

Ora 09:20
Scholz: Putini nuk më kërcënoi mua dhe as Gjermaninë

1675585319_download1.jpg

"Putini nuk më kërcënoi mua dhe as Gjermaninë. Por gjatë bisedave tona telefonike, qëndrimet tona shumë të ndryshme për luftën në Ukrainë janë shumë të qarta." Kështu deklaroi kancelari gjerman Olaf Scholz në një intervistë për Bild am Sonntag, duke shpjeguar se i kishte thënë presidentit Vladimir Putin "se Rusia është e vetmja përgjegjëse për luftën.

Rusia ka pushtuar vendin fqinj për të marrë nën kontroll pjesë të Ukrainës ose të vendit". "Nuk mund ta pranojmë, sepse cenon paqen evropiane. Kjo është arsyeja pse ne mbështesim Ukrainën financiarisht, humanitarisht dhe gjithashtu me armë," shtoi ai.

G.MO//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Brut..: 05/02/2023 23:42

    Mbushen thaset........ushtaret vdesin keta mbushin xhepat e pastaj na bejne moral...tu dergojme arme e para qe ate te behen bosa....

    Përgjigju
  • Kasem Aga: 05/02/2023 20:03

    O Den a e njef historin Botrore ? ? ? Botën e ka shpëtuar 3 her nga pushtimi Rusia. Sulltanët Turq u thyen në Rusi, Napolon Bonoparti u thye në Rusi, Adol Hitler u thye në Rusi. Pra ktu ska pun tifozlliku po Rusët jan të pa thyshëm. Ne si Shqiptar ja kemi par sherin plerave Ruse e kjo është e vërtet. Po ti mund të thuash që do që të fitoi Ukraina po është një gjë e pa mundur o Den. Faleminderit për mirkuptimin.

    Përgjigju
  • Ballkanas: 05/02/2023 19:54

    Dhe pas dy ore Zelenski Kometojne internet se nuk trembet dhe se Ska frike nga askush dhe doli nga bunkeri

    Përgjigju
  • Iliri: 05/02/2023 16:10

    Nuk me duket se po vene gjerat ne drejtim te Ukraines , dhe nuk ka ndodhur qe deri me sot nje fuqi berthamore te jete mundur prandaj puna eshte se duhen gjetur zgjidhje diplomatike dhe jo rritje te konfliktit

    Përgjigju
  • Shkaterrim: 05/02/2023 11:42

    Ju po kontribuoni qe te shkaterrohet Ukraina dhe ky eshte nje skandal i vertete , Europa nuk ekziston si shtet me potere por eshte nje koloni e Amerikes . Cmenduria me e madhe eshte qe keta nuk po kerkojne bisedime qe te mbyllet konflikti por mendojne ku te gjejne arme qe gjendja te shkoje sa me keq . Ne fund kemi nje shtet te shkaterruar me minra te vrare dhe asgje tjeter , turp per politikanet Europiane qe nuk punojne per paqe

    Përgjigju
    • Den: 05/02/2023 13:30

      Kush je me te vertete ti mor klush bushtre qe i ndrron vazhdimisht pseodonimet,o "shkatrrim"?Me siguri ndinje klysh ambasades ruse ne Tirane qe fi shqip.Por mos u bej merak,sepse rusia nuk do te jete më si me pare.Luften nr Ukraine do e humbase dhe shteti rus do te jete nje shtet i dores se dyte

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën