Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar ditën e djeshme efektivin e policisë në Dibër, Jetmir Uta 24 vjeç, i cili akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një vajzë 18-vjeçare.
Sipas asaj që raporton Top Channel, e reja e ka denoncuar Utën në polici në prani të nënës së saj. Ajo ka dëshmuar se Jetmir Uta, me të cilin nuk ka pasur njohje më parë, e ka kërcënuar me disa foto dhe video të saj, duke i kërkuar takim ose në të kundërt ai do t’i bënte publike.
“Nuk e njihja, më shkroi në ëhatsupp një person me këtë numër (që i përket policit), ku më thotë ‘kam video dhe foto të tuat’, nëse nuk më takon, do t’i publikoj”, ka thënë ajo.
19-vjeçarja tregon se ditën e ngjarjes, ka qenë me të motrën dhe më pas është ndarë nga ajo dhe ka hipur në makinën e oficerit.
Sakaq, deklarata e të resë ka qenë kontradiktore, e cila fillimisht tha se e gjitha ndodhi në automjetin e Jetmirit Utas ndërsa më pas tha se shkuan në hotel. Në këtë rast është kërkuar prania e psikologes.
Jetmir Uta u largua drejt Kosovës pas denoncimit të depozituar në polici nga 18-vjeçarja ndërsa është arrestuar dje kur ka hyrë përsëri në Shqipëri. Nën hetim është vendosur dhe kunati i tij, tek banesa e të cilit Uta kishte parkuar automjetin. Kunati akuzohet për “përkrahje të autorit të krimit”.
Gjithashtu nën hetim është vendosur dhe e ëma e oficerit, e cila dyshohet se ka kërcënuar familjen e vajzës me qëllim për të tërhequr denoncimin. ‘Tërhiq kallëzimin, ose do t’ju shkatërrojmë’, thuhet sipas dosjes.
Komente










Polici malukat mamen e paska gangsterre, mbase e ka msu malukatja me niq me zorr. Tani ishalla po e niqin gardianet e burgut kur te iki me taku cunin.
Përgjigju