Autoritetet policore në Dibër kanë nisur hetimin penal ndaj një 66 vjeçari në Dibër i cili dyshohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj një shtetaseje të mitur.
Sipas Policisë së Shtetit, 66 vjeçari është identifikuar si personi me iniciale SH.K. Ai banon në Dibër.
Materialet e çështjes janë dorëzuar në Prokurori nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër.
"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit; -Sh.K., 66 vjeç, banues në Dibër, pasi dyshohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj një shtetaseje të mitur" thuhet në njoftimin e policisë të shpërndarë për mediat të mërkurën.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Komente











