Krifca: Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë në Tiranë ka pësuar ndryshim rrënjësor sipas direktivave të BE-së

Krifca: Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë në Tiranë ka pësuar ndryshim rrënjësor sipas direktivave të BE-së

Frida Krifca

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvilimit Rural Frida Krifca, e shoqëruar nga ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann ka vizituar Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë në Tiranë në kuadër të ‘Javës Europiane’. Ky institucion është ndër ato që kanë pësuar një transformim rrënjësor në kapacitete infrastrukturore dhe laboratorike, por dhe njerëzore falë aftësimit, për t’u fuqizuar si një institucion që qëndron në zemër të sigurisë ushqimore.

Krifca falënderoi Këshillin e Europës për të gjithë mbështetjen e dhënë përmes programeve të ndryshme, mes tyre edhe sigurinë ushqimore.

“Furnizimi me ushqime të sigurta mbështet ekonominë, tregtinë dhe turizmin e një vendi, kontribuon në sigurinë e ushqimeve dhe nxit zhvillimin e qëndrueshëm”, u shpreh Krifca duke shtuar se prodhuesit, përpunuesit, shitësit me shumicë e pakicë, eksportuesit dhe autoritetet rregullatore kanë rolet dhe përgjegjësitë për të garantuar sigurinë ushqimore në të gjithë zinxhirin ushqimor nga ushqimi i kafshëve dhe i bimëve e deri në tregtimin e produktit final.

”Për ne ky kantier shumë kompleks, kërkon ndërgjegjësim dhe investime të mëdha, që po i organizojmë sipas direktivave të BE-së, në bashkëpunim intensive me partnerët evropianë”, nënvizoi ajo.

Mes të tjerash, ministrja u ndal në një sërë reformash që janë marrë për rritjen e sigurisë ushqimore në vendin tonë, si një nga prioritetet kryesore të qeverisë për mbrojtjen e shëndetit të konsumatorit.

“Ne mundësojmë një kontroll të plotë të territorit në fushën e kontrollit të shëndetit të bimëve dhe kafshëve me më shumë se 450 veterinerë që janë në terren dhe monitorojnë fermat blegtorale me vaksinim e matrikullim falas, gjurmim sëmundjesh, pajisjen e thertoreve me veterinerë shërbimi dhe shërbime të tjera në të gjithë zinxhirin e kontrollit. Finalizuam me sukses planin 10-vjeçar të përdorimit të qëndrueshëm të pesticideve. Fuqizuam kapacitetet laboratorike, ku vetëm në ISUV janë investuar më shumë se 1.8 milionë euro për modernizimin e tij, gjithashtu njohëm ekselencën e këtyre punonjësve që janë aset për sigurinë ushqimore, por edhe si kërkues shkencor duke rritur të ardhurat e tyre me 30 % në vitin 2022. U akredituan për herë të parë 1272 teste të reja, teksa përgjysmuam kohën e pritjes për operatorët dhe ulëm shpenzimet me 30 %. Finalizuam ndërtimin e laboratorit të ri të shëndetit të bimëve, laboratorin e metaleve të rënda dhe të analizave të vajit të ullirit etj. Po punojmë së bashku me partnerët tanë europianë për planin e veprimit në uljen e rezistencës ndaj antibiotikëve”, tha Krifca.

Krifca theksoi se, siguria ushqimore, është një nga fushat sfiduese ku jemi fokusuar në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

“Po finalizojmë strategjinë e sigurisë ushqimore për 5 vitet e ardhshme”, u shpreh Krifca, teksa ftoi studentët e UBT-së të marrin nesër stafetën e kësaj pune të madhe të nisur dhe të kontribuojnë me përkushtim në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë më inovacione dhe përparësi për ta çuar përpara sigurinë dhe cilësinë ushqimore si garanci e tregjeve të sigurta.

Nga ana tjetër, ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann, vlerësoi bashkëpunimin me Ministrinë e Bujqësisë, ndërsa u ndal në fushën e sigurisë ushqimore.

“Kjo është një temë që ne e marrim shumë seriozisht në BE. Ushqimi i pasigurtë ndikon drejtpërdrejt në shëndetin, stilin dhe cilësinë e jetës sonë. Jemi shumë të lumtur që e gjejmë Shqipërinë të përkushtuar për të adoptuar këto standarde të larta”, deklaroi ajo.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vështirë: 27/05/2023 09:38

    Sistemet tona të kontrollit kanë marrë një reputacion aq të keq brenda, dhe akoma më shumë jashtë vendit, saqë do të duhen vite pune, sakrificë të kulluar dhe investime kolosale në të gjithë Shqipërinë, jo vetëm në një laborator në Tiranë, për të rifituar prestigjin. Vështirë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja