Krijimi i partive të reja, Spiropali: Janë të mirëpritura! Basha humbës kronik e do rotacionin nga qielli

Krijimi i partive të reja, Spiropali: Janë të mirëpritura! Basha humbës kronik e do rotacionin nga qielli

Krijimi i dy partive të reja nga opozita parlamentare, një nga Nisma Thurje dhe Rudina Hajdari dhe një nga Myslim Murrizi, për Elisa Spiropalin janë të mirëpritura dhe të përballen me partitë e tjera sipas rregullave të lojës. Nëse PD dhe LSI i shikon si konkurrent të fortë në zgjedhje, Spiropali tha se Basha është një humbës kronik që pret që rotacioni t'i vijë nga qielli.

" Lulzim Basha ka vite që ka vënë shishen e qumështit në radhë dhe lutet për rotacion. Ky nuk është çështje rotacioni që bie nga qielli, por çështje lidershipi. Ai është humbës kronik dhe nuk ka qytetar që kërkon këtë gjë përballë alternativë së ndryshimit dhe modernizimit. Për partitë e tjera nuk kam pse paragjykoj dhe çdo forcë e re ëhstë e mirëpritur të luaj sipas rregullave të lojës. Në fund ja sheshi dhe ja mejdani. le të përballemi", tha Spiropali.


Lajmi kryesor:

'Rindërtimi e COVID-i kartat e forta të PS për zgjedhjet'/ Spiropali: S'dua ta çoj ndërmend çdo kishte ndodhur po të ishte PD në pushtet


  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE