TIRANË- Ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali është shfaqur e bindur se PS-ja do të marrë një mandat të tretë në zgjedhjet e ardhshme, kjo jo meritë e kundërshtarit, të cilët nuk i vlerëson, por për punët e mira që sipas saj ka bërë kjo qeveri. Në një intervistë për Report Tv, Spiropali e ka interpretuar mandatin e tretë jo si një qëllim më vete për pushtet, por si një premtim që i bëhet qytetarëve për të vazhduar me procesin e rindërtimit dhe integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Menaxhimi i situatës post tërmet dhe COVID, janë kartat e forta të PS-së me të cilat do t'u prezantohet votuesve në fushatën elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit 2021.
"Një mandat të tretë me Ramën kryeministër, jo si qëllim, por premtim për të realizuar projektet e nisura dhe për ta integruar vendin në BE. Ne garojmë jo vetëm me premtime, por rendisim dhe punët e kryera. E kemi dëshmuar edhe në kohët më të vështira si tërmeti ashtu edhe pandemia që pasoi. Nuk ka qenë një periudhë e lehtë dhe çdo qeveri që përballet me tragjedi të tilla, ka problematike ka dhe humbje vende pune apo ekonomike. Ama një qeveri që i është gjendur qytetarëve që në ditën e parë, me një reagim të mirë menduar dhe planifikuar. (...)Nuk do e përfytyroja se si do kishte shkuar kjo punë nëse do ishit në qeveri ata që nuk dhanë shpërblimet e përmbytjeve, madje dilnin triumfues me gënjeshtra", tha Spiropali.
Ndalur te zgjedhjet, Spiropali e ka quajtur Bashën një humbës që pret që rotacioni t'i vijë nga qielli, ndërsa për partitë e reja që po krijohen, ajo e Nisma Thurje me Rudina Hajdarin dhe Lidhjen Demokratike Shqiptare me Myslim Murrizin, thotë se janë të mirëpritura.
" Lulzim Basha ka vite që ka vënë shishen e qumështit në radhë dhe lutet për rotacion. Ky nuk është çështje rotacioni që bie nga qielli, por çështje lidershipi. Ai është humbës kronik dhe nuk ka qytetar që kërkon këtë gjë përballë alternativë së ndryshimit dhe modernizimit. Për partitë e tjera nuk kam pse paragjykoj dhe çdo forcë e re ëhstë e mirëpritur të luaj sipas rregullave të lojës. Në fund ja sheshi dhe ja mejdani. le të përballemi", tha Spiropali për Report Tv.
Krijimi i dy partive të reja nga opozita parlamentare, një nga Nisma Thurje dhe Rudina Hajdari dhe një nga Myslim Murrizi, për Elisa Spiropalin janë të mirëpritura dhe të përballen me partitë e tjera sipas rregullave të lojës. Nëse PD dhe LSI i shikon si konkurrent të fortë në zgjedhje, Spiropali tha se Basha është një humbës kronik që pret që rotacioni t'i vijë nga qielli.
" Lulzim Basha ka vite që ka vënë shishen e qumështit në radhë dhe lutet për rotacion. Ky nuk është çështje rotacioni që bie nga qielli, por çështje lidershipi. Ai është humbës kronik dhe nuk ka qytetar që kërkon këtë gjë përballë alternativë së ndryshimit dhe modernizimit. Për partitë e tjera nuk kam pse paragjykoj dhe çdo forcë e re ëhstë e mirëpritur të luaj sipas rregullave të lojës. Në fund ja sheshi dhe ja mejdani. le të përballemi", tha Spiropali.
Ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali e ka mbyllur intervistën e saj me një falenderim për Report Tv për punën e bërë në përcjelljen e mesazheve sensibiziluese për respektimin e masave anti-COVID.
"Ju falenderojmë si juve si TV që ndërgjegjëson qytetarët sa i përket rregullave strikte dhe shumë mirë bëni, nuk mundet vetëm qeveria apo spitali të adresojnë një problem që duhet të fillohet të adresohet agresivisht në shtëpitë, në shtëpi në bare, distancë maskë e me radhë", tha Spiropali.
Ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali ka vlerësuar opozitën parlamentare, më shumë se atë të jashtëparlamentare, megjithatë nuk ka nguruar që t'i ftojë ata që të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme që të përballen me votën e qytetarëve. Ajo ka pasur një ftesë të drejtpërdrejtë, për kryedemokratin Lulzim Basha për të parë se sa vota do të marrë në lagjen e tij.
"Opozita aktuale ka ndërmarrë më shumë nisma se ajo jashtëparlamentare që na sulmonte në Kuvend e nuk linte fjalë pa thënë me mjet pa na gjuajtur. Tani me ndryshimet e reja kanë mundësi që të votohen, ftojmë Bashën që të votohet e të shohim sa vota do marrë në lagjen e tij apo në qarkun e Tiranës", tha Spiropali.
Ajo ka prezantuar edhe strategjinë që do të ndiqet nga socialistët për fushatën në kohë pandemie.
"Ka ndryshuar shumë gjëra në jetën tonë të përditshme dhe fushata e mitingjet po e po. Ne jemi në një regjim të ri që i përgjigjemi hap pas hapi nga të rejat që nga sjellë shkenca. Fushata nuk besoj se do jetë siç ka qenë, do punohen grupe të vogla, ka më shumë rëndësi programi idetë, që mund të shpërndahen në mediat sociale. E rëndësishme është që ne të mos tallemi e të shpifim, në këtu bazohemi. Nuk jemi marrë me kundërshtarët tanë, nuk kemi krijuar fake news, ne besojmë që qytetarët dina të ndajnë të mirën nga e keqja dhe të punën në llafet. Shpesh duan t'i bëjnë për budallenjtë duke hedhur lajme për të nxirë realitetin, por në fund të gjithë përballen me atë që kanë mbjellë në fund", tha ajo.
Zgjedhjet do të mbahen më 25 prill 2021 dhe për Spiropalin kjo është datë e ardhur nga konsultat e presidentit, që për vetë PS nuk ka rëndësi data se kur m,bahen pasi kjo forcë politike është gati të përballet me qytetarët.
"Data e zgjedhjeve u konsultua me Presidentin dhe 25 prilli është njësoj si me 25 prilli, si 9 maji dhe si 2 maji, pasi ne shohim si çështje pune dhe frymë dhe jo procedure. Ne jemi gati për t'u përballur me qytetarët në çdo kohë. PS është një forcë politike që reflekton thellë dhe mundohet të bëjë më të mirën", tha Spiropali.
Zhvillimi i Asamblesë së PS është shtyrë disa herë dhe mbajtja e saj pritet të sjellë dhe ndryshime në qeveri. Për ministren e shtetit, Elisa Spirapali ajo do të zhvillohet por që asnjë nga mazhoranca nuk e ka ndodhur punë dhe të rrijë të hamendësojë nëse do të ketë ndryshime në qeveri apo jo. Spiropali tha se asambleja do të zhvillohet, ku do të zgjidhen strukturat e reja drejtuese të partisë dhe kryesia e re.
"Ne bëmë një takim të parë me të gjithë deputetët dhe ministrat dhe më pas me kryetarët e bashkive. Jemi po aq të motivuar por dhe të vendosur që të çojmë para punët dhe të ecim paralelisht me fushatën. Po punojmë dhe jemi më të motivuar që të fitojmë më thellë se 2017. Ne nuk rrimë të presim dhe të hamendësojmë për ndryshimet në qeveri , por vazhdojmë punën në të gjithë sektorët nga shkollat, shëndetësia, infrastruktura dhe nuk rrimë nëpër tryeza për të diskutuar ndryshimet. Do të ketë një mbledhje të Asamblesë ku do të përcaktohet struktura drejtuese e partisë dhe pritet të zgjidhet kryesia e re e PS si dhe do të merren disa vendime të rëndësishme për fushatën. PS funksionon si një motor që nuk ndalet", tha Spiropali.
Karta e fortë e PS-së është rindërtimi, por edhe menaxhimi i situatës së COVID-19. Në një intervistë për Report Tv, ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, Eliza Spiropali nuk i kurseu ironitë për paraardhësit e tyre. Sipas tyre, qeveria e ka menaxhuar shumë mirë dy tragjeditë, dhe as nuk do e çonte ndërmend se çdo kishte ndodhur me qytetarët nëse në pushtet do ishte PD.
"Një mandat të tretë me Ramën kryeministër, jo si qëllim, por premtim për të realizuar projektet e nisura dhe për ta integruar vendin në BE. Ne garojmë jo vetëm me premtime, por rendisim dhe punën e kryer. E kemi dëshmuar edhe në kohët më të vështira si tërmeti ashtu edhe pandemia që pasoi. Nuk ka qenë një periudhë e lehtë dhe çdo qeveri që përballet me tragjedi të tilla, ka problematike ka dhe humbje vende pune apo ekonomike.Ama një qeveri që i është gjendur qytetarëve që në ditën e parë, me një reagim të mirë menduar dhe planifikuar. Kjo qeveri mobilizioi financat tona, besimi që partnerët tanë na dhanë dhe procesi i rindërimit dëshmon afërsinë e qeverisë me qytetarët. Psh, në Tiranë nga Kamza Kavaja ka bërë një punë të jashtëzakonshme për dëmshpërplimin e qytetarëve për shtëpitë, lagje të reja që do të rindërtohen. Vetëm në Bashlinë e Kamëz do ndërtohen 22 shkolla. Dëshmojnë vizionin që ka kjo qeveri energjinë eRamës dhe lidershipin e PS në kohë të mirë. Nuk do e përfytyroja se si do kishte shkuar kjo punë nëse do ishit në qeveri ata që nuk dhanë shpërblimet e përmbytjeve, madje dilnin triumfues me gënjeshtra. Ku ka punë të mira ka edhe sulme", tha Spiropali.
Turp per PS te perfaqesohet me kete hajdute ordinere
PërgjigjuO SKËNDERBESHA E PARTIS KAK PD PO TË ISHTE PD NË FUQI DO TA BËNTE SHQIPRIN QË TË FLYTYRONTE ME PRESH NË BYTH BASHK ME TY O SKËNDERBESHA EPD KAKËS. PD E PAM SE ÇFAR I KA BËR SHQIPRIS JA PO TI NUMUROI : 1 E DOGJI, 2 SHKATROI, 3 PIRAMIDAT , 4 VRAU NJERZIT NË BULEVARD, 5 RUGËN E KOMBIT VODHI PD KAKA SA PLASI, 5 ANARSHI NË GJITH SHQIPRIN ASHT E XANME, 6 KORUPSJON I PA PAR, 7 BËRI KAROCJERËT INJORANTËT ME 3 KLAS SHKOLL PROKUROR E GJYKATËS SI XHIN XHONI KAPARTONI E TOM DREÇI ME SHOK. A DO MO O SKËNDERBESHA E PD KAKËS KJO PRA ËSHTË PARTIA JOTE O SKËNDERBESHA E MBARUAR SE SPIROPALI ËSHTË ME DIPLLOM AMERIKANE TË VËRTET. NUK ËSHTË SI XHILOL MUTZIU PROFESOR ME 7 VJEÇARE. OSE SI MAGJARI NARD NDOKA ME 7 VJEÇARE PPA TË MESME E ME DIPLLOM UNVERSITETI. A DO MO O SKËNDERBESHA E PARTIS KAK PD ? ? ? PO DESHE TË NUMUROI DHE XEN SY PESHKAQENIN MILJONER ME GJAKUN E GËTDECIT. NË REGULL O SKËNDERBESHA PARTIS KAK PD.
PërgjigjuPo te ishte P.D. ne pushtet do hanim me tas Floriri,, HA ha ha.
PërgjigjuE moj Skenderbeshe qe nuk le me ordinera si ai i Vlores pa bere shefa doganash,skeni shanse te krahasoheni me PD ju,investimet qe po beni jane ato leket qe po paguajme te nafta dhe PPP tuaja qe do i kemi ne kurriz me breza.llapaqene femer
Përgjigjupo te ishte pd ne pushtet moj shushke, do isyhte gjendja sh me e mire, se ju nuk dini te punoni, por ju dini vec te llapni. aty mbajhuni ju, te mandati i trete
PërgjigjuPerpara GJIGAND . Qente le te lehin ,koken e tyre do hane.