Krijimi i vjedhur i Asllanit përjashtohet
nga "Kënga Magjike"
Në hapat e para të karrierës së saj dhe me dëshirën e madhe për të interpretuar në festivalin e përvitshëm të muzikës “Kënga Magjike”, artistja e re Besa Breca nuk do të mund të performojë në këtë
Në hapat e para të karrierës së saj dhe me dëshirën e madhe për të interpretuar në festivalin e përvitshëm të muzikës “Kënga Magjike”, artistja e re Besa Breca nuk do të mund të performojë në këtë spektakël.
Kjo pasi kënga me titull “Ndjenjat nuk kanë kufij” e kompozuar nga Fabjan Asllani rezulton të jetë e kopjuar.
Është hera e dytë që emri i këtij kompozitori lakohet për plagjiaturë, ndërsa 7 vjet më parë për faj të Asllanit u përjashtuan nga po i njëjti festival motrat Trungu.
Në faqen zyrtare të festivalit “Kënga Magjike” është bërë i ditur nëpërmjet një shkrimi lajmi “Fabian Asllani “vret” përsëri me notat e hajdutërisë”, i cili zbulon se ka qenë vetë këngëtarja ajo që ka zbuluar dhe denoncuar këtë gjë.
Sigurisht që nuk ka qenë një fillim i mbarë për këngëtaren e re, e cila përveçse është pezulluar nga ky spektakël është e detyruar të paguajë edhe një gjobë.
Në shkrim është postuar edhe linku i këngës së këngëtarit Luis Miguel me titull “O tu o Ninguna”, e kopjuar identik nga kompozitori Fabjan Asllani.
Besa ka shprehur zhgënjimin e madh që ka ndjerë kur mori vesh rastësisht nëpërmjet një mikeshe që kënga e saj ishte e vjedhur.
Më tej ajo ka thënë se pavarësisht kësaj nuk do ti pëlqente kurrë që karriera e saj të niste me një këngë të kopjuar.
Besa është një këngëtare e re e dalë nga edicioni i parë i “X-Factor”, e njohur për zërin e saj të bukur dhe melodioz.
(Blerta Tusha/shqiptarja.com)
111/2
Sondazhi i ditës:
E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?
-
Mazhorancës
21.5%
-
Opozitës
74.5%
-
Nuk e di
4%
Vota total: 3213
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Maratona e Tiranës/ Hungarezi 'mori çmimin e parë' në disiplinën 10 km, por skualifikohet! Intervista për Report Tv para se të ‘zbulohej hilja’: Garë e vështirë
20 Tetor, 14:10
-
Vlorë/ Zjarr në një sipërfaqe me ullinjë, dyshohet i qëllimshëm! Rrezikohet një banesë (VIDEO)
20 Tetor, 13:58
-
Shkodër/ U denoncua për dhunë në familje, policia i shkoi në banesë! 30- vjeçari plagosi me thikë një efektiv! Arrestohet nga policia
20 Tetor, 13:50
-
Maratona, Veliaj i dorëzon medaljen e vendit të parë Luiza Gegës: Sa më shumë të zhvillohet Tirana, aq më shumë ngrihet gjithë Shqipëria dhe ecet përpara
20 Tetor, 13:46
-
SPECIALE/ Shpëtoni zejen e filigranit! Thirrja e 4 mjeshtrave të fundit të artit të dashurisë së shkrirë në fillin telit të argjendtë
20 Tetor, 13:39
-
Sarandë/ Ishin duke ecur në trotuar! Makina rrezikon jetën e fëmijës 1- vjeçar dhe familjes! Ja momenti kur mjeti përplas bordurën mbrojtëse (VIDEO)
20 Tetor, 13:38
-
Skandali/ Postat private në ‘drejtim të paditur’ mijëra pako të shqiptarëve në ‘Ali Express’! 'Albanian Courier' justifikohet me adresat, “Ultra C.E.P” zero përgjigje
20 Tetor, 13:14
-
E ndjeni stomakun të fryrë pasi keni ngrënë shumë? Ja disa metoda për t’u lehtësuar
20 Tetor, 13:09
-
Moldavët votojnë për presidentin dhe për rrugën drejt BE-së, shtohen pretendimet për ndërhyrje ruse
20 Tetor, 12:49
-
Maratona/ Presidentit i Federatës së Atletikës për Report Tv: 1 mijë atletë të huaj, gara promovim edhe për Tiranën
20 Tetor, 12:34
-
Kavajë/ Vodhi 4 makina gjatë 9 muajve, arrestohet 42-vjeçari! Braktisi një nga mjetet në Vilë Bashtovë pasi u ndoq nga policia
20 Tetor, 12:27
-
Maratona/ Rrëmben për të tretin vit radhazi vendin e parë në kategorinë ‘We Too’, i riu paraplegjik s'ia lë garën rastësisë: Ia dola me shumë punë
20 Tetor, 12:19