Krijimi i vjedhur i Asllanit përjashtohet
nga "Kënga Magjike"
Në hapat e para të karrierës së saj dhe me dëshirën e madhe për të interpretuar në festivalin e përvitshëm të muzikës “Kënga Magjike”, artistja e re Besa Breca nuk do të mund të performojë në këtë
Në hapat e para të karrierës së saj dhe me dëshirën e madhe për të interpretuar në festivalin e përvitshëm të muzikës “Kënga Magjike”, artistja e re Besa Breca nuk do të mund të performojë në këtë spektakël.
Kjo pasi kënga me titull “Ndjenjat nuk kanë kufij” e kompozuar nga Fabjan Asllani rezulton të jetë e kopjuar.
Është hera e dytë që emri i këtij kompozitori lakohet për plagjiaturë, ndërsa 7 vjet më parë për faj të Asllanit u përjashtuan nga po i njëjti festival motrat Trungu.
Në faqen zyrtare të festivalit “Kënga Magjike” është bërë i ditur nëpërmjet një shkrimi lajmi “Fabian Asllani “vret” përsëri me notat e hajdutërisë”, i cili zbulon se ka qenë vetë këngëtarja ajo që ka zbuluar dhe denoncuar këtë gjë.
Sigurisht që nuk ka qenë një fillim i mbarë për këngëtaren e re, e cila përveçse është pezulluar nga ky spektakël është e detyruar të paguajë edhe një gjobë.
Në shkrim është postuar edhe linku i këngës së këngëtarit Luis Miguel me titull “O tu o Ninguna”, e kopjuar identik nga kompozitori Fabjan Asllani.
Besa ka shprehur zhgënjimin e madh që ka ndjerë kur mori vesh rastësisht nëpërmjet një mikeshe që kënga e saj ishte e vjedhur.
Më tej ajo ka thënë se pavarësisht kësaj nuk do ti pëlqente kurrë që karriera e saj të niste me një këngë të kopjuar.
Besa është një këngëtare e re e dalë nga edicioni i parë i “X-Factor”, e njohur për zërin e saj të bukur dhe melodioz.
(Blerta Tusha/shqiptarja.com)
29/2
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
48.2%
-
Jo
38.8%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 2397
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Komisionerja për Zgjerimin: Presim lëvizje në Kosovë pas zgjedhjeve
14 Janar, 13:15
-
Matura 2025, ja datat e provimeve
14 Janar, 13:15
-
Komisionerja për zgjerimin Marta Kos viziton Tiranën në shkurt: Përmirësimi i Shqipërisë, shembull për vendet e tjera, synohet mbyllja e negociatave deri në 2027
14 Janar, 13:11
-
Moti i keq/ Mësimi ende i pezulluar në 37 shkolla të qarkut të Kukësit, probleme me energjinë! Ja akset e pakalueshme (VIDEO)
14 Janar, 13:06
-
Begaj takon drejtuesit e Autoritetit të Dosjeve të ish-Sigurimit: Verifikoni në kohë pastërtinë e figurave që do kandidojnë në zgjedhjet e 11 Majit!
14 Janar, 13:05
-
Reshjet e dëborës në vend, Rama: Borëpastrueset në terren për të siguruar lëvizjen pa pengesa
14 Janar, 13:04
-
Deputetja e PD: Belinda Balluku mburret me arritje imagjinare, qytetarët po përballen me mungesë energjie! Ulja e çmimit me 1 lek, tallje
14 Janar, 12:51
-
Napoli gjen akordin me Edon Zhegrovën, Lille merr vendimin! Shqiptari zëvendëson Kvaratskhelian?
14 Janar, 12:49
-
Programi i depistimit të shikimit në shkolla, përfituan 87 mijë fëmijë
14 Janar, 12:48
-
‘Plumbi i artë’, dëshmia e Dumanit në GJKKO: Dola me ndihmën e dhëndrit të vëllait të ish-ministrit Naço, më bënë sikur isha për të vdekur!
14 Janar, 12:44
-
Tiranë/ U gjet i pajetë pranë shtëpisë së tij, ja çfarë dyshohet se i ka shkaktuar vdekjen të moshuarit
14 Janar, 12:43
-
Me dhjetë qepje në kokë, Berat Gjimshiti s'dorëzohet! Sot i gatshëm kundër Juventusit
14 Janar, 12:41