Krijimi i vjedhur i Asllanit përjashtohet
nga "Kënga Magjike"
Në hapat e para të karrierës së saj dhe me dëshirën e madhe për të interpretuar në festivalin e përvitshëm të muzikës “Kënga Magjike”, artistja e re Besa Breca nuk do të mund të performojë në këtë
Në hapat e para të karrierës së saj dhe me dëshirën e madhe për të interpretuar në festivalin e përvitshëm të muzikës “Kënga Magjike”, artistja e re Besa Breca nuk do të mund të performojë në këtë spektakël.
Kjo pasi kënga me titull “Ndjenjat nuk kanë kufij” e kompozuar nga Fabjan Asllani rezulton të jetë e kopjuar.
Është hera e dytë që emri i këtij kompozitori lakohet për plagjiaturë, ndërsa 7 vjet më parë për faj të Asllanit u përjashtuan nga po i njëjti festival motrat Trungu.
Në faqen zyrtare të festivalit “Kënga Magjike” është bërë i ditur nëpërmjet një shkrimi lajmi “Fabian Asllani “vret” përsëri me notat e hajdutërisë”, i cili zbulon se ka qenë vetë këngëtarja ajo që ka zbuluar dhe denoncuar këtë gjë.
Sigurisht që nuk ka qenë një fillim i mbarë për këngëtaren e re, e cila përveçse është pezulluar nga ky spektakël është e detyruar të paguajë edhe një gjobë.
Në shkrim është postuar edhe linku i këngës së këngëtarit Luis Miguel me titull “O tu o Ninguna”, e kopjuar identik nga kompozitori Fabjan Asllani.
Besa ka shprehur zhgënjimin e madh që ka ndjerë kur mori vesh rastësisht nëpërmjet një mikeshe që kënga e saj ishte e vjedhur.
Më tej ajo ka thënë se pavarësisht kësaj nuk do ti pëlqente kurrë që karriera e saj të niste me një këngë të kopjuar.
Besa është një këngëtare e re e dalë nga edicioni i parë i “X-Factor”, e njohur për zërin e saj të bukur dhe melodioz.
(Blerta Tusha/shqiptarja.com)
61/2
Sondazhi i ditës:
Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?
-
Brenda 2030
58.4%
-
Pas 2030
30.9%
-
Nuk e di
10.6%
Vota total: 1523
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Në 20 Tetor nis Maratona e Tiranës, Veliaj: Mundësi për të promovuar kulturën dhe sportin
12 Tetor, 15:57
-
Historiani Uran Butka sjell ‘Polemika’/ Çështjet e nxehta të historisë, kundërshtitë me Kristo Frashërin, Xhufin dhe Kostallarin
12 Tetor, 15:49
-
Lufta në Ukrainë, Steven Seagal besnik ndaj Kremlinit, aktori: Jam gati të vdes për Putin
12 Tetor, 15:34
-
Kylian Mbappe në qendër të kritikave! Mori pushim te Franca, shihet në club nate
12 Tetor, 15:32
-
Fituesit e Nobelit për Paqe paralajmërojnë për rrezik të luftës bërthamore
12 Tetor, 15:32
-
Vrasja e Egli Progës, pamjet e kamerave të lokalit u fshinë me virus! Prokuroria merr program bullgar për rikuperim! Përftohen disa imazhe
12 Tetor, 15:30
-
Athinë/ Zbulohet dhe sekuestrohet një arsenal armësh, dyshohet të ketë lidhje me shqiptarin e arrestuar 10 ditë më parë në kryeqytetin grek (EMRI)
12 Tetor, 15:27
-
Rrugëtimi i kombëtares shqiptare: Nga ndeshja kundër një ushtrie në stadiume të botës
12 Tetor, 15:20
-
Krijohet 'Djathtas 1912', Kulluri: Gati koalicion me partitë opozitare por pa Berishën
12 Tetor, 15:17
-
Sulm kibernetik në objektet bërthamore, Irani: E paprecedentë! Është vjedhur sasi e madhe informacioni
12 Tetor, 15:05
-
Kombëtarja mendjen te Gjeorgjia, UEFA i beson ekspertit holandez për gjykimin! 41-vjeçari i 'sjell fat' Shqipërisë
12 Tetor, 14:49
-
Berisha tregon pse 'u tkurr' mosbindja civile para bashkisë së Tiranës: Jemi ‘full time’! Sulmon Alibeajn e demokratët që krijuan partinë e re: Puçista!
12 Tetor, 14:30