Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura. Sipas drejtoreshës së Biodiversitetit në Ministrinë e Mjedisit, Odeta Çato, kjo agjenci do të ndikojë ndjeshëm në mbrojtjen dhe menaxhimin e zonave të mbrojtura si dhe menaxhimin e mbetjeve në vendin tonë.
“Rrjeti përfaqësues i zonave të mbrojtura kërkon një autoritet funksional për menaxhimin dhe administrimin e zonave të mbrojtura. Së bashku me përpjekjet për zgjerimin e sipërfaqes së tyre, u pa e nevojshme të merren masa për të ngritur dhe forcuar kapacitetet e strukturave menaxhuese përkatëse”, deklaroi Çato.
Ndërkohë shërbimet e kësaj agjencise, do të sigurojnë të ardhura të larta në zonat e mbrojtura me potencial të lartë vizitorësh vendas dhe të huaj.
Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura do të ketë një staf prej 224 personash, nga të cilët 21 në zyrën qendrore dhe 203 në Administrata Rajonale të Zonave të Mbrojtura, duke krijuar vende të reja pune.
Agjencia ka detyrë funksionale të menaxhojë rrjetin e zonave të mbrojtura dhe rrjeteve të tjera natyrore si Natura 2000 sipas planeve te menaxhimit te hartuara, të monitorojë dhe inventarizojë florën dhe faunën në këto zona, dhe një aspekt shumë i rëndësishëm, të gjenerojë të ardhura nga shërbimet ndaj të tjerëve, dhe t’i përdorë këto të ardhura për të investuar në po këto zona. Me këtë vendim Shqipëria i bashkohet edhe vendeve të tjera të Ballkanit, të cilat prej kohësh kanë struktura të tilla.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
63.8%
-
Jo
33.2%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 4283
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Biden zgjat afatin e qëndrimit në SHBA për mbi 900 mijë emigrantë nga Venezuela, El Salvadori, Ukraina e Sudani
11 Janar, 08:24
-
U shpall fajtor për rastin 'Stormy Daniels', Trump i tërbuar në rrjetet sociale: Gjueti shtrigash, njerëzit janë me mua
11 Janar, 07:59
-
Aksident i rëndë në Lezhë, ‘Audi’ humb kontrollin dhe merr para 5 mjete të parkuara! Plagoset drejtuesi
11 Janar, 07:40
-
Zgjedhjet/ Sot hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin, afat deri më 4 mars! Ja çfarë duhet të dini
11 Janar, 07:25
-
Parashikimi i motit/ Reshje shiu e shtrëngata, ulen temperaturat këtë fundjavë
11 Janar, 07:22
-
Jini të hapur për të eksploruar ndjenja të reja...çfarë thonë yjet për ju sot
11 Janar, 07:10
-
Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës
10 Janar, 23:03
-
Izraeli i përgjigjet Jemenit, kryen sulme hakmarrëse ndaj rebelëve Huthi
10 Janar, 22:44
-
Protesta në Sllovaki kundër raporteve më të ngushta me Rusinë
10 Janar, 22:25
-
Trump nuk e ka ftuar kryekomisioneren Ursula von der Leyen në inaugurimin e tij më 20 Janar
10 Janar, 22:23
-
'Kuptimi i drejtësisë', ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca
10 Janar, 22:13
-
Kryeministri Rama viziton Romën të hënën për prezantimin e ‘Giro d'Italia’! Nuk ka konfirmim për takim me Melonin
10 Janar, 22:02