Krijohet Betlehemi në Lezhë, simboli i Krishtlindjeve vjen për herë të parë në këndin e festave

Atmosferës së krijuar në këndin e festave në lulishten pranë memorialit të "Gjergj Kastriotit" në Lezhë, i është shtuar edhe Betlehemi. Simboli i festës së Krishtlindjeve, vendi ku lindi Jezusi është ngritur për herë të parë në qendër të qytetit, falë bashkëpunimit të Bashkisë me Dioqezën, duke sjellë dritë gëzimi dhe shprese.

Bekimi dhe hapja e Betlehemit u udhëhoq nga ipeshkvi i Dioqezës së Lezhës Imzot Otavio Vitale në prani të dhjetëra qytetareve të cilët ju gëzuan këtij momenti.

Krishtlindja është një festë e rëndësishme për të treguar dhe harmoninë mes njëri-tjetrit u shpreh ipeshkvi i i dioqezës së Lezhës Otavio Vitale.

Organizimi dhe Atmosfera e krijuar në Lezhë në prag të festave të fundvitit po tërheq vëmendjen e shumë vizitorëve, duke i dhënë gjallëri mbrëmjeve në këto ditë dhjetori.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    14 Dhjetor, 13:13

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Dhjetë fitore radhazi, Atl. Madrid triumfon 1-0 kundër Getafes! Kërcënon Barçën

VIDEO/ Dhjetë fitore radhazi, Atl. Madrid triumfon 1-0 kundër Getafes! Kërcënon Barçën