Është krijuar biçikleta ekologjike e cila, jo vetë është më ekologjike se automjetet, por gjatë pedalimit kjo lloj biçiklete do të pastrojë edhe ajrin nga smogu, duke eleminuar të gjitha substancat ndotëse, një proces ky që ngjason me procesin e fotosintezës, që kryejnë bimët.
 
Kjo ide është revolucionare dhe është konkrete, e quajtur "Biçikleta e Fotosintezës" ajo është krijuar nga "Lightfog Creative & Design Company", një shoqëri me qendër në Bankok të Tajlandës, e cila prej kohësh është impenjuar në zgjidhjen e problemeve që prekin ambientin që na rrethon.
 
Edhe pse nuk dihet me saktësi mënyra se si do të kryhet ku proces gjatë pedalimit, thuhet se kjo biçikletë do të ketë një aspirator ajri në timonin e saj.
 
Prej aty, substancat e ndotura do të depozitohen dhe në këtë mënyrë personi që do të ngasë biçikletën, nuk do të thithë ajrin e ndotur. Por kjo nuk është e gjitha, sipas asaj që parashikohet nga ky projekt, telajo e biçikletës do të jetë e realizuar me disa materiale, me disa kuti diellore, që do të jenë në gjendje të marrin energjinë e prodhuar, për ta transformuar më pas në elektricitet.
 
Por për momentin, gjithçka është një projekt që pritet të realizohet së shpejti.

Do të duhet pak kohë, për të pasur një biçikletë të tillë, por për momentin, krijuesit e saj kanë fituar çmimin "Red Dot Design Awards', dedikuar risive ambientale.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)