Për të gjithë adhuruesit e birrave, më në fund erdhi birra e cila është shumë e shëndetshme dhe ka përfitime nëse e konsumoni.
Një studente në Universitetin e Singaporit ka arritur të krojojë një birrë që përmirëson shëndetin e stomakut dhe ju ndihmon të shmangni disa sëmundje të ndryshme.
Kjo birrë përmban një probiotik të quajtur lactobacillus paracasei L26, i cili është dëshmuar se i neutralizon toksina dhe viruset, e njëkohësisht e përmirëson sistemin e imunitetit.
Studimet ndër vite tregojnë se konsumimi i probiotikëve e përmirëson sistemin e imunitetit dhe sistemin e tretjes.
Gjithashtu konsumimi i probiotikëve e përmirëson shëndetin e trurit tek pacientët e prekur me dementinë.
Probiotikët kryesisht gjenden në produktet e bulmetit, i cili viteve të fundit ka ngritur shqetësime në lidhje me kolesterinën, alergjenët, etj.
Kjo llojë birre është krijuar nga Alcine Chane, student e vitit katërt në degën Shkencat Ushqimore në Universitetin e Singaporit dhe ky produkt ka qenë projekti i saj i diplomimit.
Çdo 100ml e kësaj birre përmban një miliardë njësi të probiotikëve, sasia ditore e rekomanduar nga ekspertët.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com