PRISHTINË- Ish-ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të përballen gjatë këtij viti me një Gjykatë Ndërkombëtare, ku do të mbrohen për krimet e kryera gjatë luftës.
Këtë radhë nuk bëhet fjalë Tribunalin e Hagës, por për një Gjykatë Evropiane që do të krijohet ekskluzivisht vetëm për krimet që pretendohet se janë kryer nga udhëheqësit e ushtarët e UÇK-së, gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Janë pikërisht krime, të cilat janë përshkruar në raportin e senatorit zviceran Dick Marty.
Në këtë mënyrë, lufta e UÇK-së është e vetmja luftë në ish-Jugosllavi, që do të trajtohet edhe nga një mekanizëm tjetër ndërkombëtar, përveç atij të Tribunalit të Hagës.
Burime të gazetës “Tribuna” thonë se janë kryer konsultimet për krijimin e kësaj gjykate, që do të trajtojë akt-akuza të mundshme, të cilat do të dalin nga hetimet për trafikim organesh, trajtim çnjerëzor, trafikim me narkotikë dhe një varg dyshimesh të tjera të përshkruara nga Marty.
Tashmë bëhet e ditur se janë kryer konsultimet për krijimin e Gjykatës Evropiane, "që do të trajtojë ak-takuzën eventuale që do të dalë nga hetimet e Task Forcës, që ka hetuar aferën me publicitet ndërkombëtar të trafikimit të organeve".
Një draft i statutit të kësaj gjykate tashmë është hartuar dhe është konsultuar nga zyrtarët e lartë evropianë.
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com