Krijohet këshilli i dijetarëve në UEFA, shumë legjenda bëhen bashkë për futbollin

Krijohet këshilli i dijetarëve në UEFA, shumë legjenda bëhen bashkë për futbollin

UEFA

UEFA ka vendosur të krijojë Bordin e Futbollit, me një sërë legjendash të këtij sporti që do funksionojë si një këshill dijetarësh për t'i ardhur në ndihmë rritjes së sportit më të populluar në botë.

Në këshillin e dijetarëve, do të jenë dy fitues të Topit të Artë dhe 30 fitues të Champions League. Aty do të jenë: Jose Mourinho, Carlo Ancelotti, Zinedine Zidane, Paolo Maldini, Fabio Capello, Javier Zanetti, Luis Figo, Philipp Lahm, Ronald Koeman, Gareth Southgate, Rio Ferdinand, Michael Laudrup, Rafa Benitez, Roberto Martinez, Predrag Mijatovic, Jurgen Klinsmann, Rudi Voller, Petr Cech, Juan Mata, Robbie Keane.

Ndër temat e ndryshme që do të diskutohen në këtë këshill do të jenë rregullat e lojës, çështjet e arbitrimit, turnetë e UEFA-s, futbolli i të rinjve, shëndeti i lojtarëve dhe kalendarët ndërkombëtarë.

Takimi inaugurues i këshillit të dijetarëve do të mbahet në Nyon më 24 prill dhe do të jetë një ngjarje vjetore në kalendarin e UEFA-s. Këshilli do të drejtohet nga Zvonimir Boban (ish-lojtar i Milanit), me mbështetje të Roberto Rosetti (kreu i arbitrave për UEFA).

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin

Gaza/ foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin