
Është krijuar komisioni ndërkombëtar për dëmshpërblimin e dëmeve të luftës ndaj Ukrainës: konventa themeluese, e promovuar nga Këshilli i Evropës, është miratuar në Hagë. Organi i ri do të ketë për detyrë të vlerësojë dëmet e shkaktuara nga pushtimi rus dhe të shqyrtojë kërkesat për dëmshpërblim mbi bazën e regjistrit të dëmeve, i cili tashmë numëron mbi 86 mijë raportime.
“Bëhet fjalë për një hap historik”, ka deklaruar Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Alain Berset. Fondi për dëmshpërblimet do të krijohet në vitin 2026 dhe mund të financohet edhe me asetet e ngrira ruse.
Lajmi kryesor:
Samiti i Berlinit/ Oferta e SHBA-së për Kievin: Garanci të ngjashme me ato të NATO-s dhe forcë shumëkombëshe evropiane! Zelensky: Nuk do njohim Donbasin si territor rus









