TIRANE - Krijohet Komiteti Shtetëror për organizimin e aktiviteteve, në kuadër të nismës “Lutja e Paqes 2015”, që do të organizohen në datat 6-8 shtator 2015 në Shqipëri. Sipas vendimi të qeverisë Komiteti Shtetëror të kryesohet nga ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe në përbërje ka anëtarë nga institucionet shtetërore: Përfaqësues nga kabineti i Kryeministrit, ministri i Punëve të Brendshme, ministri i Mbrojtjes, ministri i Financave, ministri i Kulturës, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, ministri i Arsimit dhe Sportit, ministri i Zhvillimit Urban, drejtori i Protokollit të Shtetit dhe komandanti i Gardës së Republikës së Shqipërisë. Komiteti Shtetëror, në kuadër të aktiviteteve që do të organizohen për nismën “Lutja e Paqes 2015”, në datat 6-8 shtator 2015, të angazhohet dhe të marrë përsipër bashkërendimin e punës për organizimin e aktiviteteve, në kuadër të nismës “Lutja e Paqes 2015”. Përcaktimin e detyrave për institucionet e tyre dhe të varësisë. Bashkërendimin e punës për aktivizimin e fondeve, koordinimin e aspekteve financiare dhe përgatitjen e aktit përkatës për përballimin e shpenzimeve për realizimin e veprimtarive, të parashikuara në kalendarin e aktiviteteve për këtë nismë
 
Vendimi
Mbledhja e parë e Komitetit Shtetëror
Komiteti Shtetëror mblidhet me kërkesën e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, në cilësinë e kryetarit të këtij Komiteti. Në mbledhjen e parë të Komitetit Shtetëror zgjidhet sekretariati teknik i këtij Komiteti, i cili organizon takimet e Komitetit Shtetëror. Raporton, periodikisht, pranë këtij Komiteti, për realizimin e detyrave të përcaktuara në mbledhjet e mëparshme të tij. Kryen detyra të tjera, që përcaktohen nga kryetari i Komitetit. Përbërja, mënyra e funksionimit dhe detyrat e hollësishme të sekretariatit teknik përcaktohen me vendim të Komitetit Shtetëror. Kryetari i Komitetit i raporton, periodikisht, Këshillit të Ministrave për ecurinë e punës së këtij Komiteti.

*Shkrimi u botua ne Shqiptarja.com (print) dt. 19 mars 2015

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)