68 % e personave me aftësi të kufizuar në vendin tonë nuk gjejnë informacionin dhe komunikimin e duhur në bazë të nevojave të tyre specifike në asnjë nga institucionet ku duhet të marrin shërbimet e tyre. Në të gjitha institucionet ku personat me aftësi të kufizuara duhet të marrin shërbime mungon komunikimi i përshtatur përmes gjuhës së shenjave, formateve audio, shkrimit Braille, apo formateve të thjeshtuara. Ky informacion dhe udhëzues në lidhje me kërkesat specifike për personat me aftësi të kufizuara tashmë do të bëhet online.
www.platforma-pak.al është platforma e parë që vjen në shërbim të personave me aftësi të kufizuar pikërisht për marrjen e informacionit kyç lidhur me legjislacionin shqiptar, terminologjinë e përdorur, statistikat, rregullat e etikës si dhe pyetjet më të shpeshta mbi çështjet e aftësisë së kufizuar.
Platforma e ardhur përmes shoqatës World Vision Albania dhe e financuar nga Bashkimi Europian është pjesë e nismës kryesore të projektit: “Forcimi i kapaciteteve të shoqërisë civile për zbatimin e të drejtave të njerëzve me aftësi të kufizuara në Shqipëri”.
'Procesi i aksesit në informacion është kyç për të fuqizuar individin, familjen dhe komunitetin, në mënyrë që ata të kërkojnë të drejtat e tyre. Nisur nga nevojat e personave me aftësi të kufizuara, ne kemi kënaqësinë t’ju prezantojmë platformën interaktive të aksesueshme nga çdokush. Kjo platformë është një mjet teknologjik që iu ofron personave me aftësi të kufizuara, familjeve të tyre ashtu sikurse edhe shoqërisë civile informacion të aksesueshëm pavarësisht vështirësive në funksionalitet apo barrierave të ndryshme' tha gjatë prezantimit Eljona Boçe Elmazi, drejtoresha e World Vision Albania.
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
51.7%
-
Jo
44.8%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 5107
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama: 164 mijë persona me aftësi të kufizuara do të mbështeten nga buxheti 2025, program dhe mbështetje sociale
6 Dhjetor 2024, 12:20
-
‘Sfidë aksesi në hapësirat publike dhe punësimi!’ Presidenti dhe Kisha Katolike solidaritet me personat me aftësi të veçanta
3 Dhjetor 2024, 15:26
-
Invalidët në Durrës dhe Elbasan: Jemi të përjashtuar nga shoqëria, s’ka rrugë për ne! Pensioni është i ulët, s’del për bukë e ilaçe!
3 Dhjetor 2024, 15:07
-
Koçiu: 3,500 persona me aftësi të kufizuar të punësuar në shtet e privat
3 Dhjetor 2024, 12:30
-
Dita Ndërkombëtare e Personave më Aftësi të Kufizuar, Begaj: Ju jeni shembulli i vërtetë i përkushtimit dhe kurajës
3 Dhjetor 2024, 09:29
-
SHBA/ Kompania ‘Meta’ ndalon mediat shtetërore ruse nga platformat e saj
17 Shtator 2024, 09:26
-
'Jemi të izoluar', Lezha pa infrastrukturë për personat me aftësi ndryshe
7 Korrik 2024, 13:05
-
Report Tv sjell historinë e maturantit 20-vjeçar, zgjedh Ekonomikun sepse fakulteti ka ashensor! Anxhelo Duhanxhiu: Kam shpresë se do të ngrihem në këmbë
27 Qershor 2023, 17:33
-
Njihuni me Matia Matin, maturantin me aftësi të kufizuara që jep provime ‘ndryshe’: Pasi t’i mbaroj, do iki në Gjermani, të bëhem kuzhinier
11 Qershor 2023, 20:15
-
Personat me aftësi të kufizuar protestojnë para bashkisë Durrës: Nuk na japin listëpagesat, i kërkojmë prej vitesh
25 Janar 2023, 12:49
-
170 mijë persona me aftësi të kufizuar në vendin tonë! 35-vjeçarja në karrocë: Forcën e gjej tek familja! Mungojnë rampat dhe qendrat rehabilituese për ne
3 Dhjetor 2022, 19:44
-
'Pagë minimale për kujdestarin dhe paketë higjenike', personat me aftësi ndryshe, takim me Ministren e Ekonomisë! Brenda 6 muajve, komisione do të bëjnë vlerësimin sipas kategorive
10 Dhjetor 2021, 14:36
Nuk punon platforma
Përgjigju