Armët lazer kundër personave nuk janë gjëra të fantashkencës në Kinë. Një sipërmarrje siguron se ka krijuar një pushkë sulmi që mund të qëllojë një objektiv pothuaj një kilometër distancë dhe të prodhojë djegie që mund të çojnë drejt vdekjes. Gazeta hongkongiane “South China Morning Post” informoi se një sipërmarrje kineze ka krijuar një ZKZM-500, një armë e cila edhe pse nuk është klasifikuar si vdekjeprurëse prodhon një rreze energjie të padukshme që mund të përshkruajë objekte dhe të shkaktojë karbonizim të menjëhershëm të lëkurës dhe të indeve njerëzore.
Sipas një shkencëtari afër projektit të Institutit të Optikës dhe Mekanikës së Preçizionit në Akademinë e Shkencave të Kinës në Xian arma është e aftë të djegë rroba në një fraksion sekonde dhe nëse tekstili është i djegshëm personi mund të marrë flakë. Si lazer po rregullohet për një frekuencë të padukshme dhe nuk prodhon absolutisht asnjë tingull, askush nuk do ta dijë nga erdhi goditja dhe do të duket si një aksident.
Arma është e kalibrit 15mm dhe peshon 3 kg, pothuaj sa një pushkë tradicionale sulmi AK-47 dhe ka një distancë prej 800 metrash dhe mund të montohet në automjete, anije dhe në avionë. Tani është gati për prodhim në masë dhe ka të ngjarë që njësitë e para t’u jepen skuadrave antiterroriste të policisë kineze. Prototipi u krijua nga ZKZM Laser, një sipërmarrje teknologjike, pronë e institutit në Xian.
Përfaqësuesi i shoqërisë konfirmoi se është në kërkim të një ortaku që të ketë një liçencë për prodhim armësh ose një ortak në industrinë e sigurimit ose të mbrojtjes që të fillojë prodhimin në masë me një kosto prej 100 000 juanë (15 000 dollarë) për njësi.
Pushkët ushqehen nga një paketë baterish litiumi të karikueshme të ngjashme me ato që gjenden në telefonët inteligjentë apo edhe tek kamerat. Mund të qëllojë 1000 goditje me një kohëzgjatje jo më shumë se 2 sekonda. Duke patur parasysh keqpërdorimin e saj dizenjoja dhe prodhimi i këtyre armëve do të kontrollohen ngushtësisht nga ushtria dhe policia kineze./bota.al
Komento