Krijonte kompani brenda ditës dhe i përdorte për pastrim parash, kush është ‘i forti’ nga Shkodra dhe lidhja e tij me bosin e drogës në Ekuador

Krijonte kompani brenda ditës dhe i përdorte për pastrim parash, kush është ‘i forti’ nga Shkodra dhe lidhja e tij me bosin e drogës në Ekuador

Dritan Gjika dhe Ruben Cherres

Nuk ka emër më të shpeshtë në rrethin e Rubén Cherres se ai i Dritan Gjikës. Shqiptari nga Shkodra shfaqet si një biznesmen i madh në dokumentet e kompanisë, të cilat tregojnë marrëdhënien e gjatë të biznesit që ekziston mes Cherres dhe Gjikës, shkruajnë mediat ekuadoriane. Por Gjika i shtrin marrëdhëniet në vendlindjen e tij me një kompani të hetuar për trafik droge.

Partneri i tij Cherres është bërë qendra e njohjeve që arrijnë në mjedisin më të afërt të presidentit ekuadorian, Guillermo Lasso. Ai është një mik personal i Danilo Carrea, kunatit të Presidentit, i cili akuzohet se ka ndikuar në emërimin dhe ndryshimet në poste të larta në kompanitë publike më të fuqishme si ato të naftës dhe energjisë elektrike. Siç u publikua edhe ditën e djeshme, mediat ekuadoriane zbuluan regjistrime audio të bisedave mes të dyve dhe me Hernán Luque Lecaro, i cili kryesonte bordin e Kompanisë Koordinuese të Kompanive Publike (EMCO) gjatë kësaj qeverie. Të dy këta persona, si Cherres, ashtu dhe Lecaro janë në arrati.

Ditën e djeshme, në skemën e publikuar nga mediat e Ekuadorit, zbulohej sesi 4 anëtarë të bandës shqiptare në krye të tyre Dritan Gjika, në bashkëpunim me Ruben Cherres një prej bosëve të kokainës, kishin ushtruar ndikim për të marrë poste të larta në ministri. 

Nuk dihet gjithashtu nëse ka një hetim në vazhdim ndaj Gjikës. Por Cherres dhe Gjika themeluan 13 kompani, shumica prej tyre ndërtimi dhe pasurish të paluajtshme, tetë prej të cilave u krijuan në një ditë të vetme. Këto firma janë vëzhguar nga Mbikëqyrja e Kompanive për mosrespektim të rregulloreve kundër pastrimit të parave. Asnjë kompani nuk ka paguar taksa. Dhe Cherres ka kryer një pagesë maksimale prej 142 dollarësh si taksë gjatë gjithë jetës së tij.

Ndryshe nga Cherres dhe ato 13 kompani, Gjika bën pagesa rekord të taksave. Viti i tij më i madh i pagesave ishte 2021 kur pagoi 15,342,62 dollarë dhe dërgoi 3,729,38 dollarë jashtë vendit. Por një vit më vonë, financat e tij ranë dhe ai deklaroi 0 dollarë. Pavarësisht se nuk pagoi taksa në vitin 2022, ai dërgoi 1,805,10 dollarë jashtë vendit. Shqiptari është një biznesmen i cili ka nxjerrë jashtë vendit më shumë para se sa ka deklaruar. Në vitin 2020, ai pagoi 503 dollarë taksa dhe mori 1,367,80 dollarë. Në vitin 2018, ai deklaroi 0 dollarë dhe dërgoi 237,25 dollarë.

Shqiptari deklaron taksat në Ekuador që në vitin 2015, pra një vit pasi filloi marrëdhënia e tij e biznesit me Cherres. Gjika ka një kartë identiteti ekuadoriane që nga viti 2013, e regjistruar në Guayaquil, ku dhe banon. Por para se të interesohej për themelimin e kompanive të ndërtimit, Gjika u fokusua tek eksportuesit e bananeve.

Në vitin 2014 Gjika filloi aktivitetin e tij të biznesit. Një nga aktivitetet e tij të para në Ekuador ishte blerja e aksioneve në Cresmark, një eksportues i të gjitha llojeve të produkteve bujqësore si bananet. Në atë firmë, aksioner ishte edhe shqiptari Spahiu Erjon, i cili ia shiti Gjikës aksionet e tij në kompani më 28 janar 2022.

Por një nga kompanitë që ka më shumë lëvizje është Agricomtrade. Në vitin 2018, Gjika ka blerë aksione në atë kompani, aktiviteti i së cilës është tregtia me shumicë e bananeve. Impex Fruit Five Hundred Six Sociedad Anónima, një kompani e krijuar në Kosta Rika, përfaqësuesit e së cilës janë goditur nga skandalet e Odebrecht, i shiti aksionet e saj në Agricomtrade shqiptarit.

Një firmë shqiptare me lidhje në Ekuador

Më 19 gusht 2019, katër kontejnerë nga Ekuadori mbërritën në portin e Pireut, në Greqi. Një operacion i përbashkët mes agjentëve të DEA-s dhe autoriteteve greke zbuloi 500 kilogramë kokainë të fshehura në kuti bananesh.

Por për të arritur grupet kriminale në Shqipëri, DEA vendosi të kryente një dërgesë të kontrolluar në portin e Durrësit. Aty punëtorët e Alba Exotic Fruit prisnin ngarkesën, por kur e hapën gjetën vetëm pako me oriz. Kurthi shërbeu për të kapur disa të përfshirë, por jo të gjithë.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Tentuan të vrisnin Inez Hajrrullën dhe Ervis Matodashajn, SPAK kërkon 11 vite burg për Leonard Luzin dhe Muharrem Koroveshin! 2 vite e 9 muaj për Amarildo Nikollin

Tentuan të vrisnin Inez Hajrrullën dhe Ervis Matodashajn, SPAK kërkon 11 vite burg për Leonard Luzin dhe Muharrem Koroveshin! 2 vite e 9 muaj për Amarildo Nikollin