Pas masakrës në revistën satirike në Francë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka publikuar një karikaturë të presidentit Barack Obama, në shenjë solidariteti me Charlie Hebdo.
Karikatura e bërë nga Kevin ‘Kal’ Kallaugher dhe e botuar në “The Economist” tregon presidentin amerikan duke drejtuar qeverinë (në karikaturë një makinë) ndërsa pengohet nga republikanët (simboli elefanti) dhe demokratët (simboli gomari).
“Roli i satirës është që të nxisë mendime – edhe mospajtim idesh. Prandaj edhe duhet mbrojtur”, shkrhet në faqen e Ambasadës së SHBA-së në rrjetin social Facebook. Nga sulmi terrorist në revistën satirike franceze Charlie Habdo, u vranë 12 persona.

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com