Krim i dyfishtë në Korçë, burri i droguar vret gruan,më pas veten
Krimi i dyfishtë në familje ka tronditur këtë mëngjes qytetin e Korçës. Mikel Xhiko 34 vjeç, të cilin e shikoni në foto, i dënuar më parë me 4 vjet heqje lirie për trafik lëndësh narkotike dhe vjedhje vrau bashkëshorten Yllka Xhiko 29 vjeçe, duke e qëlluar me thikë në grykë. VIDEO
Krimi i dyfishtë në familje ka tronditur këtë mëngjes qytetin e Korçës. Mikel Xhiko 34 vjeç, të cilin e shikoni në foto, i dënuar më parë me 4 vjet heqje lirie për trafik lëndësh narkotike dhe vjedhje vrau bashkëshorten Yllka Xhiko 29 vjeçe, duke e qëlluar me thikë në grykë.
Më pas Xhiko goditi edhe veten disa herë në bark, duke mbetur i plagosur rëndë. Rrugës për në spital edhe ai ndërroi jetë për shkak të plagëve të rënda.
Burimet e policisë thanë se çifti kishte një vajzë pesë vjeçare, ndërsa dyshohet se shkaku ka qenë xhelozia.
Ngjarja ndodhi në lagjen 17 të qytetit të Korçës, në afërsi të unazës. Disa fqinj të çiftit kanë dëgjuar konfliktin mes çiftit, çka i ka shtyre ata të hyjnë në banesë.
Ata kanë gjetur të goditur me thikë në dhomën e ndenjes gruan Yllka Xhiko, pranë së cilës ishte i shtrirë edhe bashkëshorti Mikel Xhiko.
Fqinjët kanë njoftuar menjëherë policinë e cila ka nisur procedurat hetimore dhe marrjen në pyetje të fqinjëve.
Pista e parë ku po heton policia është xhelozia, por nuk përjashtohet edhe ndikimi i Xhikos nga konsumimi i heroinës.
Burime nga policia thanë se autori i vrasjes së dyfishtë Mikel Xhiko ishte jetim dhe prej një muaji jetonte me qera ne banesën ku është kryer krimi.