KOSOVË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Rufc të Lipjanit në Kosovë, ku 60-vjeçari Abedin Bekteshi ka vrarë bashkëshorten e tij dhe djalin Ardit Bekteshin 24-vjeç e më pas ka vrarë veten.

Policia e Kosovës ka gjetur 3 trupat e pajetë rreth orës 16:30. Nuk dihen arsyet se çfarë e ka shtyrë 60-vjeçarin të kryejë këtë krim të rëndë në familje.

Aktualisht policia ka nisur një hetim për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe Kryeministri I Kosovës, Albin Kurti, i cili ka nënvizuar se ngjarja e ka tronditur.

“Tronditje të tilla lënë boshllëk në zemrat e secilit prej nesh. Sot, jemi pranë familjarëve e miqve të viktimave”, ka shkruar Kurti.