Krimi makabër në Pejë, djali i preu kokën nënës së tij! Koka gjendet larg trupit të viktimës! I dyshuari sapo ishte kthyer nga Gjermania

Një grua rreth 60 vjeçe, e identifikuar si Hyrije Hyseni është vrarë në banesën e saj në Kapeshnicë të Pejës pasditen e së premtes rreth orës 16:00, në rrugën “Mbreti Zog”. Sipas Policisë së Kosovës, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë është djali i viktimës, Urim Hyseni, i cili është arrestuar menjëherë pas krimit.

Ndaj tij gjykata e Pejës ka caktuar masën e sigurisë "1 muaj paraburgim" deri në përfundim të hetimeve kur do të caktohet dënimi i tij përfundimtar. 

Prokurorja e rastit tragjik në Pejë Sahide Gashi, ka thënë se i dyshuari për vrasjen e nënës së tij nuk ka qenë në gjendje të japë deklaratë, duke sqaruar se ai do të merret në pyetje të shtunën, për të zbardhur të gjithë dinamikën e ngjarjes.

“Kemi provuar që të dyshuarin ta marrim në pyetje, por s’ka qenë në gjendje të flasë dhe kemi urdhëruar që nesër në prezencë të psikologut dhe avokatit mbrojtës të provohet të merret deklarata e tij”.- tha prokurorja Sahide Gashi.

Prokurorja e çështjes në një komunikim për mediat e Kosovës deklaroi se pas sigurimit të dëshmitarëve okularë, do të kërkojë dhe ekzaminimin e të dyshuarit në Institutin e Psikiatrisë, për vetë faktin e natyrës makabre të këtij krimi të kobshëm, pasi nga detajet paraprake mësohet se koka e viktimës u gjet larg trupit, ndërsa burime për mediat atje thonë se djali pas vrasjes i ka pirë gjakun nënës së tij.

I dyshuari i krimit tronditës ishte i martuar me një grua nga komuna e Gjakovës, mirëpo për shkak të përkeqësimit të raporteve ai ishte ndarë nga bashkëshortja e tij, ku për këtë gjë e fajësonte edhe nënën e tij. I dyshuari për ngjarjen e rëndë Urim Hyseni ka jetuar për rreth pesë vjet në shtetin e Gjermanisë dhe kishte ardhur përkohësisht në familjen e tij për vizitë, ku pas disa ditësh pritej të kthehej serish në Gjermani.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:02
Masakroi të ëmën, gjykata e Pejës cakton një muaj paraburgim për autorin e krimit të rëndë në Kosovë

Urim Hyseni do të qëndrojë një muaj në paraburgim. Ky është vendimi i marrë nga gjykata Themelore e Pejës ditën e sotme pas vrasjes makabër që ai kreu pasditen e djeshme në Pejë. Ky vendim është marrë duke pasur parasysh se Urim Hyseni ka leje qëndrimi në Gjermani dhe ekziston mundësia për t’u arratisur.

“Gjykata Themelore e Pejës ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për Urim Hysenin për vrasjen e nënës së tij. Në arsyetimin e vendimit thuhet se masa është marrë duke pasur parasysh se Hyseni ka leje qëndrim në Gjermani dhe mund të arratiset si dhe duke pasur parasysh që në rastin e tij pritet të dëshmojnë dëshmitarë okular që janë familjarë të të pandehurit ekziston rreziku që po të gjendet në liri do mund të përsërisë veprën ose edhe të ndikojë tek dëshmitarët"-thuhet në njoftim. 

M.Q./B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë