Krim në familje në Lezhë e Tiranë, reagon deputeti i PD-së: Qytetarët kanë humbur besimin te institucionet! Drejtësi e mohuar

Krim në familje në Lezhë e Tiranë, reagon deputeti i PD-së: Qytetarët kanë humbur besimin te institucionet! Drejtësi e mohuar

Dritan dhe Nora Muskurti, viktimat e ditës së sotme në Tiranë

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka reaguar lidhur me ngjarjet tragjike të 24 orëve të fundit në Lezhë dhe Tiranë ku kanë ndodhur dy krime në familje.

Sula shprehet se ky është rezultati i një drejtësie të vonuar e cila ka bërë që qytetarët të humbin besimin tek institucionet. Sipas Sulës duhet të mjaftonin vetëm këto ngjarje (pa llogaritur të tjerat që kanë ndodhur gjatë sexzonit të verës) që kryeministri të mblidhtenë një takim urgjent Ministrin e Brendshëm, Drejtorin e Policisë, Ministrin e Drejtësisë, Ministrin e Arsimit dhe Mirëqenies Sociale dhe Ministrin e Ekonomisë për të diskutuar fenomenet që po e kthejnë Shqipërinë në një vend që ka bilanc lufte me viktima.

‘Drejtësia e mohuar dhe e vonuar çon në vetëgjyqësi.

Sezoni i verës supozohet që të jetë një periudhë e qetë ku të gjithë pushojnë për të shkarkuar lodhjen fizike e psikologjike të sezonit të punës, por kjo nuk ka ndodhur në Shqipëri.

E gjithë vera ka qenë e ngarkuar me ngjarje të ndryshme kriminale që kanë tronditur opinionin publik.

Dy rastet e fundit me bilanc lufte janë për të ngritur alarmin. Mbrëmjen e së hënës babë e bir që ishin kthyer në nga Italia për të pushuar në vendlindjen e tyre u bënë pre e një sulmi për vdekje nga ish-dhëndri i tyre. Sipas raportimeve mediatike, ngjarja dyshohet se dy viktimat dhe autori i ngjarjes, ish-dhëndrri i tyre kanë patur konflikte të vazhdueshme pasi drejtësia nuk kishte zgjidhur problematikat për takimin e fëmijëve.

Pa kaluar 24 orë, në kryeqytet, vëllai vret me armë zjarri vëllain e vet dhe kunatën. Sipas raportimeve paraprake të mediave rezulton se dy vëllezërit kanë patur konflikte të herë pas hershme për çështje pronësie. Pra edhe në rastin e kryeqytetit, drejtësia e vonuar apo drejtësia e mohuar ka çuar në vetëgjyqësi.

Sikur të mos kishim memorie për të kujtuar të gjitha ngjarjet e verës, do mjaftonin dy ngjarjet e 24 orëve të fundit me 4 viktima që Kryeministri të mblidhte në një takim urgjent Ministrin e Brendshëm, Drejtorin e Policisë, Ministrin e Drejtësisë, Ministrin e Arsimit dhe Mirëqenies Sociale dhe Ministrin e Ekonomisë për të diskutuar fenomenet që po e kthejnë Shqipërinë në një vend që ka bilanc lufte me viktima.

Të gjithë këto ngjarje tregojnë se qytetarët shqiptar kanë humbur besimin tek institucionet shtetërore. Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar ndaj edhe ndërmerren masa ekstreme të dënueshme që duhet të ndalohen një herë më parë. Ndërkohë që duke parë të gjitha parashikimet ekonomike që do të përballemi me një vjeshtë të vështirë ekonomike, qeveria duhet të lejë mënjanë propagandën dhe të mendojë tu vij realisht në ndihmë qytetarëve të vet.

Kriza ekonomike nuk ka stopuar gjatë verës, por është thelluar. Këtë gjë qeveria e dinte shumë mirë në rastin e klientëve të saj kur u mblodh me urgjencë për tu dhënë 60 milionë euro, ndërkohë familjet në nevojë dhe pensionistët prej tre muajsh nuk marrin asnjë qindarkë shtesë për të rimbursuar rritjen e çmimeve. Duhet thënë që lëmoshi prej 30 mijë lek të vjetër që ka dhënë qeveria para verës dhe që planifikon të shpërndajë nga Shtatori nuk ndihmon ekonominë për të qarkulluar, as familjet në nevojë për të përballuar muajin, por ajo ndihmë është sikur ti hedhësh hi syve qytetarëve.

Qeveria duhet të parashikojë politika që nxisin ekonominë, të lehtësoj biznesin nga barra e madhe me taksa të larta.

Situata është e vështirë, duhet veprim i menjëhershëm.’- shkruan Sula.

Kujtojmë se babë e bir u ekzekutuan me armë zjarri nga ish-dhëndëri i tyre në Lezhë. Krimi i rëndë ndodhi rreth orës 23:00 të mbrëmjes të së hënës në fshatin Gryk Zezë, ndërsa viktimat janë Pjerin Perjaku 56-vjeç dhe Gent Perjaku 32-vjeç. Ndaj tyre u qëllua me breshëri plumbash sapo kishin hyre në oborrin e banesës së tyre dhe nga plagët e marra gjeten vdekjen e menjëhershme. Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes identifikoi autorin, por pa arritur që ta prangosë. Ai është Besnik Pjetri 45-vjeç banues në Troshan i cili pas krimit është larguar, duke i shpëtuar policisë. Ndërkohë ngjarja e ditës së sotme në Tiranë përkon sërish me një krim në familje, vëllai Arsen Muskurti ka vrarë Dritan Muskurtin dhe të shoqen Nora Muskurtin. Dyshohet se shkaku kryesor ka qenë bindjet fetare. 

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja