Krim pasioni/vret me 2 plumba
në zemer të dashurën parukiere

LEZHE-Një parukiere është vrarë me armë në sallonin e saj të bukurisë mëngjesin e sotëm në qytetin e Lezhës. Autori rezulton i dashuri i saj, me të cilin kishte një lidhje jashtë martese.

Etleva Ndoka 28 vjeç, parukiere dhe pronare e sallonit të bukurisë me emrin ‘Eva’ ka ndërruar jetë në spital pas plagëve me armë zjarri që mori në gjoks. Policia ka identifikuar dhe arrestuar si autor, shtetasin Alfred Nikolli, 31 vjeç. Burime për Shqiptarja.com mësojnë se Ndoka kishte një lidhje intime jashte martese me Alfred Nikollin.

Alfred Nikolli
(Autori Alfred Nikolli, 31 vjeç)

eva ndoka parukeri etleva lezhe
(Viktima Etleva Ndoka)

Ngjarja
Mësohet se sot paradite një person i identifikuar si Alfred Nikolli ka hyrë në parukerinë e Etlevës dhe ka qëlluar me armë në drejtim të saj. Si pasojë 28-vjeçarja është plagosur rëndë kurse autori është larguar me shpejtësi. 

Persona të tjerë që kanë dëgjuar krismat kanë rendur drejt parukerisë dhe e kanë ndihmuar ta dërgojnë në spitalin rajonal. Pavarësisht se 28-vjeçarja është transportuar në spitalin e Lezhës, e reja nuk ka mundur t'i mbijetojë plagëve të marra.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta. Autori është arrestuar 5 orë pas krimit në një zone rurale të Mirditës.

Autori lidhje intime me parukieren, e akuzonte per tradheti
Etleva Ndoka, nënë e një fëmije të mitur, e martuar akuzohej nga Alfred Nikolli se kishte një lidhje tjetër të tretë. Burime konfirmojnë se Ndoka e Nikolli kanë debatuar ashpër në sallonin e bukurisë ku Alfredi hyri i armatosur. Pas debatit ai ka shkrehur armën në drejtim të Etlevës duke e lënë të plagosur. Ajo humbi jetën pak pasi mbërriti në spitalin e Lezhës. Nga të dhënat, mësohet se 28-vjecarja kishte marrë 2 plumba në zemër, plagë që rezultuan fatale.

Sipas burimeve, Nikolli kishte financuar biznesin e Ndokës dhe kishte kontribuar deri në blerjen e mobiljeve të parukerisë sallon bukurie, ‘Eva’.  

Nga të dhënat mësohet se Etleva Ndoka kishte një lidhje tjetër për të cilën Alfred Nikolli ishte ndjerë tepër xheloz kohët e fundit. Kjo besohet si shkaku kryesor i vrasjes së 28-vjecares ditën e sotme në Lezhë.

Policia rrethon autorin: 'Dorëzohu'
Policia arrestoi brenda pak orëve  autorin e dyshuar i vrasjes së parukieres Etleva Ndoka.

Policia e Lezhës bën të ditur se në bazë të informacioneve të siguruara  dhe falë një pune të mirëorganizuar operative dhe operacionale nga efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, u bë i mundur lokalizimi dhe ndjekja e vazhdueshme  e autorit të dyshuar në fshatin Kallmet.
 
Autori i dyshuar në momentin që ka vënë re se po ndiqej nga policia,  ka braktisur automjetin duke tentuar të largohej me vrap në drejtim të një përroi, por është rrethuar dhe kapur në nga efektivët e policisë.
 
Materialet procedurale do t'i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale "Vrasje me paramendim" dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit " në ngarkim të shtetasit Alfred (Bardhok) Nikolli.
 
Gjithashtu në lidhje me këtë ngjarje është shpallur në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit V.N.  për veprën penale "Përkrahja e autorit të krimit" parashikuar nga neni 302 i Kodit Penal.



Panik në zonë
Parukeria e Etleva Ndokës ndodhej shumë pranë biznesve të tjera në një zonë shumë të frekuentuar nga kalimtarët. Të shtënat me armë kanë shkaktuar panik në zonë dhe shumë drejtues biznesesh i mbyllën përkohësisht dyqanet deri në qetësimin e situatës. Të tjerë qytetarë kureshtarë iu afruan zonës pranë parukerisë për të mësuar më shumë mbi ngjarjen e rëndë që i mori jetën 28-vjeçares. 

[gallery]19595[/gallery]
/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

U shpall fajtor për rastin 'Stormy Daniels', Trump i tërbuar në rrjetet sociale: Gjueti shtrigash, njerëzit janë me mua

U shpall fajtor për rastin 'Stormy Daniels', Trump i tërbuar në rrjetet sociale: Gjueti shtrigash, njerëzit janë me mua