Ekzekutoi motër e vëlla në pritë! Policia kontroll me dron dhe 5 mln lekë kush jep info për kapjen e ish-burrit vrasës në Rrëshen

RRËSHEN-Zbardhen detaje të reja nga vrasja e dyfishtë mbrëmjen e djeshme. Vëlla e motër janë ekzekutuar me breshëri automatiku në oborrin e shtëpisë. Esmeralda Filopati punonte shitëse tek një market në qytetin e Rrëshenit, ndërsa mbrëmë i vëllai kishte shkuar ta merrte tek puna dhe teksa po ktheshin në shtëpi janë qëlluar për vdekje. Fatmir Kolecaj nuk ka debatuar me ish-gruan dhe kunatin, por i ka pritur në errësirë në cep të shtëpisë dhe në momentin që po futeshin në oborr i ka qëlluar me breshëri duke i lënë të vdekur në vend.

Tre vajzat që tashmë kanë mbetur jetime kanë qenë në shtëpi me gjyshin kur babai qëlloi për vdekje nënën e tyre dhe dajën. Pas ngjarjes kanë dalë jashtë për të parë atë që kishte ndodhur, ndërsa familjarët i kanë dërguar te të afërmit duke i larguar nga shtëpia.

Policia vijon kontrollet në zonë për kapjen e autorit, ndërsa kërkon edhe ndihmën e qytetarëve duke vendosur 5 mln lekë shpërblim për cilindo që jep informacion për vendndodhjen e 47-vjeçarit. Forca te shumta policie po ushtrojnë kontrolle në zonë, pasi 47 vjeçari Fatmir Kolecaj dyshohet të jetë i fshehur aty, duke qenë se është edhe zonë e pyllëzuar.

Debatet mes çiftit kanë qenë të hershme për shkak të kujdestarisë për fëmijët, që 47-vjeçari nuk ka mundur ta marrë ligjërisht edhe për arsye të historikut që kishte pasur më parë me dënimin për dhunë në familje. Esmeralda Filopati ishte divorcuar prej tre vitesh nga Kolecaj. I dënuar me 10 muaj burg për dhunë në familje, autori i krimit e kishte kërcënuar edhe njëherë më parë se do ta vriste me thikë ish-bashkëshorten e tij, e cila ishte shpëtuar nga fqinjët.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:26
Motër e vëlla u vranë në derë të shtëpisë/ Basha: Shoqëria të ngrihet kundër fenomenit të dhunës në familje! Duhet shtet serioz

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reguar lidhur me krimin e rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Rrëshen që i mori jetën Esmeralda Filopatit nënë e tre vajzave dhe vëllait të saj Vledisonit. Basha thotë se shteti dhe shoqëria duhet të ngrihen me forcë kundër fenomenit të dhunës në familje për të mbrojtur nënat dhe vajzat, ndërsa shton se vendi ka nevojë për një shtet serioz për të shmangur këto drama.

"Jam shume i tronditur nga vrasja brutale e Esmeralda Filopatit, nënë e tre vajzave dhe vëllait të saj Vledisonit. I dyshuari kryesor, ish-burri i viktimës, ka qenë më parë në burg për dhunë në familje dhe e ka kërcënuar atë vazhdimisht. Shteti dhe shoqëria duhet të ngrihet me forcë kundër fenomenit të dhunës në familje për të mbrojtur vajzat dhe nënat nga këto krime monstruoze. Shqipëria ka nevojë për shtet serioz dhe dënime të ashpra për të shmangur këto drama të dhimbshme. Mendimet dhe lutjet e mia dhe të familjes time janë me familjen Filopati dhe miqtë e të afërmit e viktimave", shkruan Basha.

Ora 10:41
RENEA dhe FNSH kontroll me dron për kapjen e vrasësit në Rrëshen (Pamjet)

RENEA dhe FNSH vijojnë kontrollet në zonën e Mirditës për lokalizimin dhe arrestimin e autorit të vrasjes së dyfishtë mbrëmjen e djeshme, Fatmir Kolecaj. Përpos efektivëve në terren dhe shpërblimit me 5 mln lekë për qytetarët që japin informacion mbi vendndodhjen e 47-vjeçarit, policia ka ngritur edhe dronin në zonën që dyshon se fshihet Kolecaj për ta lokalizuar dhe arrestuar.

Ora 10:15
Familja Filopati hap dyert e mortit, të afërmit: Pas arrestimit, Esmeralda s'ka pasur më kontakte me Fatmirin

Familja Filopati në Rrëshen ka hapur dyert e mortit për të përcjellë në banesën e fundit motër dhe vëlla që u vranë nga 47-vjeçari Fatmir Kolecaj. Autori ka ndjekur lëvizjet e ish-gruas duke e pritur në hyrje të shtëpisë në errësirë ku i bëri pritën për t'i qëlluar më pas me breshëri duke e lënë të vdekur së bashku me vëllanë. Shkak i konfliktit ka qenë kujdestaria e fëmijëve. Gazetari i Report Tv Elvis Hila raportoi për Report Tv se familjarët dhe të afërmit e dy viktimave janë shprehur se 'Esmeralda dhe Fatmiri nuk kanë pasur kontakte prej momentit që është arrestuar dhe është dënuar nga gjykata në vitin 2017". 36-vjeçarja pas ndarjes nga burri jetonte me prindërit dhe vëllanë që kishte pak ditë që ishte kthyer nga Italia në Kodër Rrëshen.

Ora 08:39
Vrau vëlla e motër, policia nxjerr foton dhe kërkon ndihmën e qytetarëve: 5 mln lekë kush jep info për kapjen e autorit

Policia e Lezhës ka publikuar foton e autorit të vrasjes së dyfishtë mbrëmë në Rrëshen dhe ka vendosur 5 mln lekë (të vjetra) shpërblim për atë që jep informacion të saktë për vendndodhjen e 47-vjeçarit për ta prangosur. Blutë e Lezhës njoftojnë se vijon krehja e zonës për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të vrasjes së dyfishtë të ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Kodër Rrëshen. Forcat RENEA, FNSH dhe strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë kanë vijuar kontrollin e territorit dhe të vendeve të dyshuara ku mund të fshihej autori i ngjarjes, por deri mëngjesin e sotëm nuk është gjetur. Për këtë arsye Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë thekson se ka vendosur në dispozicion 5 milionë lekë për këdo që jep informacion të saktë mbi vendndodhjen e autorit. "Cilido që disponon informacion të vlefshëm për autorin e dyshuar, shtetasin Fatmir Kolecaj 47 vjeç, banues në fshatin Zejmen, Lezhë, të telefonojnë në numrin  069 41 06 449 dhe në numrin pa pagesë 112 apo në Komisariatin Dixhital, duke i siguruar anonimat të plotë dhe të sigurt" njofton policia.

Ora 08:05
Mbrëmë i mori jetën, dëshmia e gruas në 2017, kur burri e goditi me tub uji dhe kërcënoi me armë: Do të vras

Esmeralda Filopati dhe vëllai Vledisoni që u vranë mbrëmë

Shqiptarja.com zbuloi mbrëmjen e djeshme faktin se autori i vrasjes së dyfishtë mbrëmë në Rrëshen Fatmir Kolecaj ka qenë dënuar nga gjykata e Lezhës më herët për dhunë në familje. Kolecaj u dënua me një vit e tre muaj për veprat penale "dhuna ne familje" dhe "mbajta pa leje e armeve", por që përfitoi uljen me 1/3 e dënimit në 10 muaj burgim. Sot Shqiptarja.com sjell zbardhjen e vendimit ku tregohet kronologjia e plotë e ngjarjes, si e dhunoi dhe më pas e kërcënoi me armë, Kolecaj gruan e tij, ndërsa mbrëmë i mori jetën.

Vendimi i plotë për dënimin e autorit
Prokurorise rreth ores 16.00 te dates 12.7.2017, ne banesen bashkeshortore ne fshatin Zejmen te rrethit Lezhe, duke perdorur nje tub uji, me dashje i pandehuri Fatmir Kolecaj ka goditur bashkeshorten e tij ne pjese te ndryshme te trupit, perkatesisht ne krah, ije dhe gjymtyret e poshtme, duke i shkaktuar kesaj te fundit demtime fizike qe kane sjelle humbjen e perkoheshme te aftesise per pune ne masen deri 9 dite, si dhe ka mbajtur ne banese pa leje te organeve kompetente nje arme zjarri ne gjendje te rregullt teknike, me te cilin po ashtu me dashje, ne daten e oren e mesiperme, ka kercenuar per vrasje bashkeshorten e tij Esmaralda Kolecaj, ndersa keto veprime te pandehurit jane nderprere per shkak se ne banese ka shkuar policia, e cila ka sekuestruar armen e zjarrit dhe arrestuar te pandehurin Fatmir Kolecaj.

Per te provuar keto fakte, Prokuroria i parashtroi Gjykates deklarimet e dhena nga e demtuara Esmeralda Kolecaj perpara policise gjyqesore, proçes-verbalin e keqyrjes se jashtme te bashkeshortes se te pandehurit e kryer prej policise gjyqesore, fotot e demtimeve te jashtme te bashkeshortes se te pandehurit, akt deshmine mjekoligjore ne lidhje me demtimet e pesuara nga bashkeshortia e te pandehurit, proçes-verbalin e kontrollit te baneses se te pandehurit gjate te ciles eshte gjetur arma e zjarrit, foto te armes se zjarrit dhe te vendit ku e ka gjetur policia gjyqesore, proçes-verbalin policor te sekuestrimit te armes se zjarrit, akt-ekspertimin teknik dhe balistik te armes se zjarrit, çertifikata familjare e te pandehurit, proçes-verbalin e arrestimit ne flagrance te pandehurit dhe vendimin e gjykates per vleftesimin e ligjshem te tij dhe caktimin e mases se sigurimit “Arrest ne burg”, si dhe deklarimet e te pandehurit ne hetimin paraprak.

Me tej, duke referuar ne deklarimet e te demtuares Esmeralda Kolecaj, provohet se marredheniet basheshortore te saj me te pandehurin Fatmir Kolecaj jane karakterizuar nga grindje e mosmarrveshje, te pasuara nga veprime te dhunes fizike dhe psikike te shkaktuara prej te pandehurit mbi bashkeshorten e tij, te cilat kjo e fundit nuk i ka denoncuar me pare ne polici per arsye se i pandehuri e kercenonte me fjalet “do te vras po njoftove policine” duke shoqeruar perdorimin e ketyre fjaleve me pranine e nje arme zjarri te mbushur prej tij. Rasti i fundit, te cilin e demtuara Esmeralda Kolecaj e ka denoncuar ne polici, eshte ai i ores 16.00 te dates 12.7.2017, ne te cilen i pandehuri sapo ka hyre ne banese ka filluar te godase me shuplaka bashkeshorten e tij, pastaj ka marre nje tub gome dhe me te e ka goditur ne pjese te ndryshme te trupit per rreth nje ore.

E demtuara Esmeralda Kolecaj ka mundur te telefonoje babain e saj, te cilit i ka bere me dije faktet e mesiperme, ndersa ky i fundit ka njoftuar policine. Ne kete moment i pandehuri ka shkuar ne banjon e baneses dhe ka marre nje arme zjarri qe e mbante pa leje te organeve kompetente, te cilen e ka vendosur ne tavoline, ndersa bashkeshortes se tij i ka thene “te paren do te vras ty pastaj do merrem me ato”. Pas rreth 30 minutash nga kryerja e veprimeve te mesiperme, i pandehuri ka dale bashke me armen ne oborrin e baneses dhe eshte rikthyer ne banese, duke mos e patur armen me vete.

Ne vend-ngjarje kane shkuar forcat policore, te cilat kane marre deklarimet e mesiperme prej te demtuares Esmeralda Kolecaj, kane kryer keqyrjen e jashtme te saj, ku kane konstatuar demtime ne traje skuqje gjatesore te njejte me ate qe rrjedh prej perdorimit te gomes se ujit ne krahun e majte te saj, ne brinjet e krahut te majte, ne shpine dhe ne gjymtyret e poshtme, gjithesej 9 hematoma, nje edeme, nje ekimoze dhe disa gervishje (shih proçes-verbalin dhe fotot). Ne lidhje me keto demtime, eksperti mjekoligjor i caktuar nga sherbimi i policise gjyqesore, ka konkluduar se jane shkaktuar nga nje objekt tubular siq mund te jete goma qe percjell uje dhe kane sjelle humbjen e aftesise se perkoheshme per pune te demtuares Esmeralda Kolecaj ne masen deri 9 dite (shih aktin nr.256 date 13.7.2017).

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Altini: 26/02/2020 15:33

    Po kush ka ka gjet këtë burrë kësaj të shkretës ?! Po ky qenka si orangotangu. Ndërsa motër e vëlla si drita.Rahmet i pastë shpirti.

    Përgjigju
  • Naim: 26/02/2020 13:20

    Futini naj kokerr plumbi ktij kafshe, se smeriton me jetu.

    Përgjigju
  • ermal: 26/02/2020 12:26

    gjynah

    Përgjigju
  • Paola: 26/02/2020 12:09

    Vetem plumb mbi ket plere.Mjaft me arrestime e duhet dhe te paguajm per ta mbajt ne burg.Duhet strukture e posacme per eleminimin e ketyre krimineleve qe nuk i duhen asgje shoqerise.Duhen bere shembuj qe tjeret te maten dy her para se te vrasin

    Përgjigju
  • Arjani: 26/02/2020 11:05

    Ne kemi polici të dobët.Kriminelë të tillë duhet ti vrasë me lezet dhe jo ti arrestojë e të konsumojë në burg taksat e shqiptarëve.

    Përgjigju
  • Armand: 26/02/2020 10:27

    Shtet plere, ska pas kush ta mbroj, o monster, bashke me ty dhe shteti nga mbrapa, nje perkufizim keni te dyja palet.

    Përgjigju
  • Tarrasi: 26/02/2020 10:24

    Shumica martohen veç për nr. Nuk njihen me hasmin para se ta fusin n krevat. Mjafton ti punojnë veglat e punës. Çudi shqiptare.

    Përgjigju
  • Hasani: 26/02/2020 09:12

    Monster ai monster dhe shteti qe i liron Ngushullime familjes Zoti ju dhente force qe te perballojne dhimbjen.

    Përgjigju
  • Erik: 26/02/2020 08:48

    Monster.

    Përgjigju
  • RIP: 26/02/2020 08:21

    Vazhdojne e marrin jete armet e Saleh Berishes, vrasesit dhe te Keqes me te madhe te shqiptareve.

    Përgjigju
    • Mese e vertete ..: 26/02/2020 10:07

      Jane shume faktore fajtore ,,qe Ai Serbi Sali Spiun Legen mute akoma CICERON neper Digjital... Dhe askush nuk e mere mundimin TA Izolojne ne Burg qenin.. Vetem Haklajt do i vijne Hakut atij Spiun Serb..

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat