Krimet 30-vjeçare të politikës, ja kalojnë atyre të komunizmit

Krimet 30-vjeçare të politikës, ja kalojnë atyre të komunizmit

Sali Berisha

Ditët e fundit, janë rritur së tepërmi daljet në medie të eksponentëve përfaqësues të viktimave të regjimit komunist, ku kryesisht  janë ish-të përndjekur politikë. Ata nuk ngurruan të bashkohen qysh në fillim me Sali Berishën, duke e patur mëndjen të mbledhur, se “ai përfaqëson shtresën tonë, ai do të bëjë drejtësi për ne”. Vitet kaluan, dhe Sali Berisha dhe Partia Demokratike, nuk bënë as drejtësi, as vlerësim, dhe as barazi mes tyre.

Vetëm një pjesë e vogël e tyre, kryesisht drejtuesit (apo dhe ndonjë që e kishte akoma për zemër spiunllikun) bëri prokopi, mori paratë “fët e fët”, përfitoi 3 apo 4 apartamente, prona, vende pune, bursa studimi, viza pune, etj. Mbi 90 per qind e tyre mbetën rrugëve, dhe kjo për shkak të lidhjes së tyre me politikën, partinë dhe njeriun e gabuar. Duke ripërsëritur për të 1000 herë “dënoni regjimin komunist, dënoni Enver Hoxhën”, ata kishin harruar dhe vazhdojnë të harrojnë se, e keqja më e madhe nuk  mbetet  dhe aq ish-regjimi komunist, por politika e 30 viteve të tranzicionit. Ata që përfituan poste dhe miliona, dhe që mjerisht edhe sot përfaqësojnë “shtresat e të përndjekurve politikë”, kanë lidhje të ngushta me politikën destruktive. Ata u rrahën, u burgosën, u detyruan të kryejnë vetëvrasje nga padituria dhe varfëria, dhe sot e kësaj dite tallen nga “babai demokracisë”.

Ata ftohen në mitingje, u premtohen “emra në listat e deputetëve”, por as Sali Berisha dhe as Lulzim Basha, kurrë nuk bënë asnjë prej tyre me mandat deputeti. Duke kërkuar çdo përvjetor “dënimin e byroistëve dhe krimeve të komunizmit”, shumicës prej tyre u ka mbetur sahati  50 vite  mbrapa, dhe nuk shikojnë se si, shtresa e tyre është trajtuar mizorisht nga ata që u premtuan qysh në 1992 “bollëkun, shpërblimet  dhe dinjitetin e munguar”, dhe u dhanë mashtrimin, dajakun, dhe përbuzjen. Mbjellësi dhe kultivuesi i paligjshmërisë më flagrante në Shqipëri, ka qenë dhe mbetet ish-komunisti Sali Berisha, kurse forca politike më regresive mbetet padyshim Partia Demokratike, e përfaqësuar nga emri dhe figura e tij. Mjafton të mbledhësh aritmetikisht, viktimat e 30 viteve tranzicion, për tu bindur sa i madh është numëri i tyre, në krahasim me 50 vite diktaturë. Mungesa e zbatimit të ligjit, dyert dhe portet e shqyera, implikimi i politikanëve dhe drejtuesve të lartë në trafikimin e qenie njerëzore, mbetet vepra më e rëndë penale e konsumuar në Shqipërinë postkomuniste. Në rast se, të përndjekurit politikë, apo dhe të afërmit e viktimave të komunizmit, kanë njohur ndonjëherë begenisje, vlerësime serioze, dhe dëmshpërmblime financiare në këto 30 vjet, mbetet koha pas 2013 deri sot. Ishte Edi Rama, që premtimin e dhënë gjatë fushatës së 2013, 2017 dhe 2021, po e mban  aq sa, çdo ditë Ministria e Financave, del me lista emërore të përfituesve. Vlerësimi i tyre mbetet më i gjërë në përmbajtje, po të kemi parasysh angazhimin e tyre në jetën politiko-sociale, apo dhe miratimin e  ligjeve të veçanta, që rregullojnë barazinë mes tyre dhe shtresave të tjera të popullsisë. E vetmja skutë e politikës, që kurrë nuk bëri dhe nuk ka ndërmend të “nakatoset” me shtresën e tyre, ka qenë dhe mbetet Partia Demokratike.Kurse i vetmi  politikan, që ata i ka keqpërdorur, mashtruar dhe  denigruar, duke nxitur madje, urrejtjen klasore, mbetet Sali Berisha.

Mjafton të kujtojmë se si, edhe në “foltoret” e tij, ai u mundua ti joshte sërish me premtime imagjinare, për tu bindur sa tallëse mbetet retorika e ish-liderit historik ndaj asaj shtrese, për të mos bërë bilance viktimash që e kanë zanafillën qysh nga qeverisja e tij e parë.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erion: 24/12/2021 12:04

    Saliu ka vrare me qeverisjen e tij 28 mije deshmore me shume

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë