Krimet e luftës, Wesley Clark: Aktakuzat e Speciales pengojnë ecjen para të Kosovës

Krimet e luftës, Wesley Clark: Aktakuzat e Speciales pengojnë ecjen para të Kosovës

Wesley Clark

Ish komandanti i NATO-s, gjenerali Wesley Clark, i cili drejtoi fushatën e bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe në Kosovë më 1999 u shpreh se aktakuzat e Gjykatës Speciale për liderët në Prishtinë po pengojnë ecjen para të Kosovës. “Propozim-aktakuza ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi është vazhdimësi e aktiviteteve për ta penguar ecjen e Kosovës përpara” tha ai.

Duke u kthyer në vitet e luftës, ai tha se presidenti famëkeq Sllobodan Millosheviç refuzoi marrëveshjen me shqiptarët në Rambuje për shkak të këshillave ruse. “Ne në Kosovë ishim përpjekur për të gjetur një zgjidhje diplomatike duke punuar me presidentin Millosheviç. Mund të ketë qenë për shkak të këshillave ruse, por ai thjesht nuk pajtohej me diplomacinë tonë.

 Ne e kishim paralajmëruar që në verën e vitit 1998 që nuk do të lejohej ta zbatonte spastrimin etnik në Kosovë, ashtu siç e bëri në Bosnjë. NATO-ja do ta ndalonte këtë. Ne patëm dërguar Riçard Holbrukun në qershor, nuk patëm fat. Ambasadori Hill kishte hyrë nga Maqedonia në muajin gusht nuk pati gjë” tha Clark.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gege Kosova: 02/08/2020 12:18

    Kjo edhe eshte qellimi i BE,per avnasimin e Serbise dhe tandemit antish qiptare te BE, e cila deshmohet me skenaret e "aktakuzes" per Thacin e Kadri Veselin dhe menyra e e dyshinmet e dergimit si "fleterrufe" te saj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK