Votohet unanimisht konventa që forcon hetimin për veprat penale kibernetike! Duma: Për patronazhistët asnjë gjemb në këmbë maxhorancës

Komisioni për Punët e Jashtme ka dhënë dritën jeshile, me unanimitet të plotë për aderimin e vendit tonë në Konventën e dytë për luftën ndaj Krimit Kibernetik. Kjo konventë, e cila pritet të miratohet në seancë plenare më 13 tetor, do të ndihmojë vendin tonë që në bashkëpunim me shtetet që e kanë miratuar më herët, të forcojë hetimin për veprat penale në fushën kompjuterike. Pavarësisht dakordësisë me votë, opozita ngriti shqetësime, duke kërkuar garanci nga mazhoranca për zbatimin e ligjit.

‘Cilat janë garancitë e duhura që lidhen pikërisht me përpunimin e të dhënave tona personale. Sot të dhënat personale tona janë të gjitha publike, s’kemi parë nga shteti shqiptar ndonjë përpjekje për ruajtjen e këtyre të dhënave.’- pyeti Këlliçi.

‘Ne kemi një kuadër kaq evaziv ligjor saqë çfarë është e dhënë sensitive dhe çfarë jo, është në vullnetin e mazhorancës dhe kryeministrit në veçanti. Është kjo njësi që përcakton nëse të dhënat e mia dhe kur këto të dhëna, janë apo jo sensistive.’- tha Dule.

Skepticizmit të opozitës i’u përgjigj deputeti socialist Pandeli Majko, i cili debatoi me deputeten e PD, Grida Duma.

‘Nëse do ishim në gjendje të qetë, hajde i diskutojmë këto. Por ka plasur një bombë e hedhur nga një shtet tjetër, dhe ju thoni hajde merremi me shtetin shqiptar. Jo hajde zgjidhim bombën... Shqipëria është përballë një akti terrorist, këtë e kanë konfirmuar të gjitha strukturat shqiptare dhe ato të huaja partnere strategjike.’- u shpreh Majko.

‘Ka një bombë të hedhur nga një shtet arrogant, gangster, por ka dhe një qeverisje gangstere, që thotë se si lëviz njëri patronazhistët. A jeni në gjendje që pas kësaj konvenete që keni mbështetjen tonë, ju të mbani dot këto përgjegjësi? Ju keni hedhur një bombë për demokracinë me patronazhistët dhe si hyri asnjë gjemb në këmbë atyre dhe s’ka asnjë dorëheqje. Keni dhënë 195 mln për sistemet, ato kanë rënë, Dhe të vetmet sisteme që s’kanë rënë, që s'janë te AKSHI, pra jo te 195 mln, janë të ERE-s dhe ato skanë rënë.’- u shpreh Duma.

Në fund të debatit, ishte zevendeskryetari i komisionit, deputeti socialist Blendi Klosi, tha se çështja e të dhënave sensitive vjen sot në vëmendje, pasi në të shkuarën, asnjë qeveri s’ka menduar të digjitalizojë shërbimet, dhe ky është një risk që qeveria socialiste e ndërmori në të mirë të qytetarëve shqiptarë.

‘Investimet për e albania janë një nga investimet për të rëndësishme, ku shqiptarët kanë shërbime të përqendruara online. Ne për këtë jemi votuar, për të investuar tek shërbimet online për qytetarët. Prandaj më herët skanë dalë në publik, se s’kanë ekzistuar. S’ka lidhje me konventën ky diskutim. Irani po sulmon aleancën, jo Shqipërinë. Ne jemi pjesë e luftës. Ne se fshehim kokën nga lufta. Jemi pjesë e vendeve të cilat janë pro Ukrainës dhe kundër aleancës të së keqes. Kjo është e vërteta.’- u shpreh Klosi.

Aderimi i Shqipërisë në Konventën e dytë shtesë për luftën ndaj krimit kibernetik, vjen pas dy sulmeve të adresuara nga Irani drejt AKSHTI dhe sistemit TIMS. Këto sulme janë cilësuar terroriste nga vendi ynë, nxitën aleatin strategjik të Shqipërisë, SHBA-të të ndërmarrin masa konkrete në forcimin e mbrojtjes kibernetike.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:43
Duma: Patronazhistët nxorën të dhënat e shqiptarëve, s’ka asnjë hetim

Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma ka folur me tone të ashpra në komisionin e politikës së Jashtme. Sipas Dumës patronazhistët të cilët nxorën të dhënat e shqiptarëve, por askush nuk është hetuar.

‘Nga ana jonë ka konstruktivitet. Ne si deputetë të opozitës do ta bëjmë detyrën tonë. Ka një bombë të hedhur nga një shtet arrogantë, gangster, por ka dhe një qeverisje gangstere, që thotë se si lëviz njëri patronazhistët.

A jeni në gjendje që pas kësaj konventa që keni mbështetjen, tonë ju pyesim ai mbani dot këto përgjegjësi? Dhe kjo është minimalja e detyrës, pasi maksimalja do ishte përkthyer me dorëheqje të rënda në qeveri. Canja e kishte fajin se i vodhën lopën, se nuk e ruajti, por Canja ju përgjigj, po hajduti që ma mori s’ka faji?

Nëse qeveria vetëm firmos letra, por s’merr asnjë masë, çfarë bëjmë ne, bëjmë sikur. Ju keni hedhur një bombë për demokracinë me patronazhistët dhe si hynë asnjë gjemb në këmbë atyre dhe s’ka asnjë dorëheqje.  Ne nuk bëjmë dot sikur. Ne e firmosim letrën, por e bëni dot realitet. Ju mund ta mbuloni me iranin, por bomba ra në prill, asnjë përgjigje për patronazhistët.’- u shpreh Duma.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë