Krimet në Veri pas Ivanoviç, EULEX
arreston edhe Dragan Delibashiç

Krimet në Veri pas Ivanoviç, EULEX<br />arreston edhe Dragan Delibashiç
MITROVICE- Një tjetër pjesëtar i bandës kriminale serbe “Rojave të Urës” e cila udhëhiqej nga Oliver Ivanoviç është arrestuar sot nga EULEX në veri të Kosovës.
 
Banda kriminale serbe akuzohet se është autore e masakrës së ndodhur natën mes 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000 kur  10 shqiptarë u vranë në pjesën veriore të Mitrovicës.

Dragan Delibashiç, zyrtar i ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, pjesë e policisë serbe në veri të Kosovës akuzohet për krime krime lufte dhe krime të pasluftës në Kosovë.

Në një komunikatë për media, EULEX-i njofton se“mbrëmë Dragan Delibashiç është paraqitur vullnetarisht para Shefit të Prokurorisë Speciale të Kosovës në Leshak, të veriut të Kosovës dhe më pas është arrestuar me urdhër të një prokuror ndërkombëtar i PSRK-së".

Dragan Delibashiç, ishte emëruar nga qeveria e Serbisë pas luftës në Kosovë, në postin e shefit të policisë serbe, ndërsa drejtonte edhe grupin e njohur si “Rojat e urës”,

“I dyshuari, duke vepruar në cilësi të komandantit të policisë në Mitrovicë në vitin 1999/2000, akuzohet për: nxitje për kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë me paramendim duke i privuar nga jeta personat tjerë për shkak të motivit nacional, të kryer në bashkëpjesëmarrje me Oliver Ivanoviçin, udhëheqësin e pretenduar të “ Rojave të Urës”, thuhet në komunikatën e EULEX.
 
I arrestuar për krime lufte në Kosovës është edhe Oliver Ivanoviç. Sot gjykata e Apelit në Prishtinë ka hedhur poshtë kërkesën e politikanit lokal serb Oliver Ivanoviç për t’u mbrojtur në gjendje të lirë. Ish-zëvendësministri serb për çështjet e Kosovës u arrestua tetë ditë më parë nën dyshime për krime lufte, së bashku me akuzat për vrasje të kryera pas luftës.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh