Krimet zgjedhore, Yuri Kim thirrje SPAK: Të ndiqen penalisht ata që merren me blerjen e votës, frikësimin ose nxitjen e dhunës

Krimet zgjedhore, Yuri Kim thirrje SPAK: Të ndiqen penalisht ata që merren me blerjen e votës, frikësimin ose nxitjen e dhunës

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, i ka bërë thirrje SPAK që të ndjekë penalisht të gjithë personat e dyshuar të përfshirë në krime zgjedhore. Reagimi i Kim vjen pasi SPAK bëri me dije se deri më tani ka marrë 91 kallëzime për krime zgjedhore. Me një postim në Twitter, Yuri Kim shkruan se duhen ndjekur penalisht të gjithë ata që shkelin ligjin dhe pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe, përfshirë ata që merren me blerjen e votës, frikësimin ose nxitjen e dhunës.

“Ne e nxisim SPAK të ndjekë penalisht ata që shkelin ligjin dhe pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe. Kjo përfshin ata që merren me blerjen e votës, frikësimin ose nxitjen e dhunës. SPAK po heton në mënyrë aktive krimet zgjedhore”, shkruan Yuri Kim.


Lajmi kryesor:

Denoncimet për krime zgjedhore, SPAK: Janë paraqitur 91 materiale, PD 50 kallëzime, presidenti 18, PS 1! Procedime për 32 çështje!


  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Adriatik Doçi: 31 pika kyçe dhe të sikletshme në dosjen 500 faqe për korrupsionin e Familjes Berisha

Adriatik Doçi: 31 pika kyçe dhe të sikletshme në dosjen 500 faqe për korrupsionin e Familjes Berisha