Krimi brenda familjes shqiptare në Greqi, ky është 53-vjeçari që goditi me thikë gruan dhe më pas u hodh nga ballkoni

Krimi brenda familjes shqiptare në Greqi, ky është 53-vjeçari që goditi me thikë gruan dhe më pas u hodh nga ballkoni

53-vjeçari që vrau gruan

Ky është 53-vjeçari shqiptar, i cili një ditë më parë masakroi me thikë gruan e tij 44-vjeçare në banesën e tyre në Sindos të Selanikut dhe më pas i dha fund jetës duke u vetëhedhur nga ballkoni i katit të dytë.

Varrimi i gruas do të bëhet nesër (14 Mars) në Shqipëri. Gjithashtu edhe varrimi i 53-vjeçarit do të bëhet në atdhe në ditët në vijim, shkroi Prothotema.gr.

Ndërkohë dy vajzat e çiftit shqiptar, 16 dhe 21 vjeçe, të cilat humbën prindërit, ndodhen në gjendje shoku dhe mësohet se nuk kanë mundur të dëshmojnë në polici.

Dy vajzat e çiftit, 16 dhe 21 vjeç, nuk ndodheshin në banesë kur ndodhi krimi i rëndë. Sipas fqinjëve, ata ishin një familje e qetë dhe nuk kishin dëgjuar për problematika të mëparshme apo britma në momentin e ngjarjes.

Xh.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria me rritjen më të madhe të turistëve nga Gjermania

Shqipëria me rritjen më të madhe të turistëve nga Gjermania