Teksa ditën e djelë në Tiranë një person mbeti i vdekur dhe një tjetër u plagos me armë zjari, në Vlorë mbrëmjen e së Hënës është qëlluar me armë në ambjentet e një lokali, ku dy persona kanë mbetur të vdekur. Sipas policisë dy personat kanë mbetur të vdekur në fshatin Gjorm.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:45 të mbrëmjes së djeshme në një lokal. Viktimat janë Mariglen Memaj 35-vjeç dhe Artiol Shenaj 31 vjeç. Nga të dhënat e para mësohet se Artiol Shenaj pas sherrit ka vrarë me armë zjarri Mariglen Memajn, ndërsa më pas është larguar për në banesën e xhaxhait të tij, duke u vetëvrarë me të njëjtën armë që kreu dhe krimin.

Mariglen Memaj nga të dhënat e parë dyshohet se ka qenë i hetuar për trafik droge në Itali më parë, ndërsa kishte një muaj që ishte rikthyer nga vendi fqinj. Memaj dhe Shenaj njiheshin me njëri tjetrin, ndërsa dyshohet se kishin një konflikt të vjetër.

E qëlloi brenda në lokal
Mariglen Memaj ka qenë duke pirë kafe në lokal kur është qëlluar nga Shenaj, i cili kishte vetëm tre ditë që ishte kthyer nga Franca ku kishte qenë dënuar për vjedhje, ndërsa dyshohet se ka qenë me probleme mendore. Grupi hetimor ka marrë në pyetje dëshmitarët që kanë qenë në lokal në momentin që Memaj dhe Shenaj janë zënë dhe nga konflikti verbal përfunduan në përplasje fizike dhe përdorimin e armës. Trupat e dy viktimave janë dërguar në morgun e spitalit rajonal të Vlorës, me qëllim kryerjes e ekspertizës.

Në vendgjarje kanë shkuar forca të shumta policie dhe prokurori i Vlorës, të cilët kanë administruar një sërë provash materiale. Sipas dinamikës së krimit, autori i krimit së bashku me viktimën kanë filluar të debatojnë në lokal dhe pas kësaj Shenaj është larguar në banesë ku ka marë një armë zjari pistoletë. Shenaj sapo ka hyrë në lokal ka qëlluar tre-katër herë në drejtim të viktimës dhe më pas është larguar me shpejtësi, në drejtim të banesës së xhaxhait të tij. Pas këtij krimi, ai ka vendosur ti japë fund vetes duke u vetëvrarë.

Hetimet e policisë
Për policinë dhe prokurorinë e Vlorës, ngjarja e rëndë nga ana hetimore është e mbyllur. Kjo pasi personi që ekzekutoi me armën e zjarit 35-vjeçarin është vetëvrarë. Sipas burimeve të policisë dhe prokurorisë ndjekja penale ndaj këtij krimi do pushohet pasi nuk ka pra të tjera që vërtetojnë implikimin e ndonjë personi tjetër në këtë vrasje. Shumë persona janë marrë në pyetje përfshirë këtu dhe të afërt të dy familjeve që humbën djemtë e tyre, të cilat kanë pranuar faktin se mes dy djemve ka pasur probleme kohët e fundit.

d.c./shqiptarja.com