Krimi i dyfishtë në Korçë, dyshohet
se vrasja ishte planifikuar më parë 

Krimi i dyfishtë në Korçë, dyshohet<br />se vrasja ishte planifikuar më parë 
34-vjeçari, Mikel Xhiko dyshohet që vrasjen e gruas së tij 29-vjeçare, Yllka Xhiko, ta ketë përgatitur prej kohësh dhe vetëm mëngjesin e së dielës ka krijuar rrethanat për të finalizuar krimin makabër që shkoi mbarë vendin.

Mësohet se çifti të shtunën në darkë ka shkuar tek shtëpia e prindërve te 29-vjeçares sëbashku me vajzën 6-vjeçare.

Ndërkohë të nesërmën në mëngjes çifti i të rijnve është kthyer në banesë, ndërsa vajzën e vogël ndoshta me kërkesë të bashkëshortit e kanë lënë tek prindërit e Yllka Xhikos. 

Kur kanë mbërritur në apartamentin e tyre në lagjen 17 të Korçës, Yllka Xhiko është futur në vaskë për tu larë, ndërsa bashkëshorti i saj ka vendosur disa mobilje tek dera.

Pas kësaj ai ka marrë një thikë ose ndryshe kamë dhe e ka qëlluar disa herë në kokë bashkëshorten e tij, e cila si pasojë e plagëve ka gjetur vdekjen e menjëhershme. 

Në gjendje të rënduar psikologjike, 34-vjeçari që njihej dhe si përdorues i lëndëve narkotike me të njëjtën armë të ftohtë ka qëlluar edhe veten. 

Kanë qenë fqinjët ata që kanë lajmëruar policinë, pasi kanë dëgjuar të bërtiturat e gruas, pak çaste para se të ndërronte jetë.

Kur policia ka zbarkuar në banesë ka shkallmuar derën dhe kur kanë hyre brenda janë përballur më pamjen tragjike. 

Mikel Xhiko ka ndërruar jetë rrugës për në spital, ndërsa dy familjet e çiftit janë njoftuar për tragjedinë.

Mësohet se edhe ceremonitë mortore të çiftit do të zhvillohen të ndara. Trupi i Mikel Xhikos qëndron ende në morg pasi me të po meret mjekësia ligjore dhe nuk dihet se kur do të organizohet ceremonine mortore pasi 34-vjeçari ishte jetim. 

Blutë e Korçës vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të plota të kësaj ngjarje.
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë

‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë