Krimi i rëndë në familjen shqiptare në Itali, Tefta Malaj dhe i biri ndihmohen nga qytetarët italianë! Familjarët e burrit e kërcënojnë

ITALI- Pas ngjarjes së rëndë pak kohë më parë ku Taulant Malaj vrau me thikë disa herë vajzën e tij, komshiun dhe plagosi gruan italianët kanë nisur mbledhje fondesh për Tefta Malajn dhe djalin e saj 5-vjeçar.

Tefta dhe familja e saj jetonin prej shumë vitesh në Itali por me origjinë ishin nga fshatrat e Vlorës.

Fushata ka nisur në Torremaggiore, në zonën e Foggia-s, nga disa qytetarë për të ndihmuar 39-vjeçaren shqiptare që i mbijetoi masakrës së kryer në shtëpinë ku jetonte me familjen e saj, raportojnë mediat italiane.

Taulant Malaj vrau vajzën e tij Xhesika 16-vjeçare dhe fqinji 51-vjeçar Massimo De Santis. Gruaja, me djalin e saj 5-vjeçar, i cili i mbijetoi masakrës që ai dëshmoi, aktualisht ndodhet në një vend larg Torremaggiore, pasi ka marrë kërcënime nga të afërmit e burrit të saj dhe komente urrejtjeje, dhe ka shprehur vullnetin për të mos të kthehet në shtëpinë ku i është vrarë vajza.

Në ditët pas vrasjes së dyfishtë, avokati që ndihmonte gruan, Michele Sodrio, kishte kontaktuar edhe me Bashkinë e Torremaggiore për të kërkuar ndihmë financiare për Teftën dhe fëmijën e saj.

Sodrio thotë se është “i lumtur, mbi të gjitha për solidaritetin që po tregojnë shumë njerëz”.  

Si ndodhi ngjarja e rëndë
45-vjeçari xheloz, Taulant Malaj është autori i dy vrasjeve të rënda. Fillimisht vrau në hyrjen e pallatit fqinjin italian Massimo De Santis, të cilin e goditi me rreth njëzet goditje me teh çelësi. Ai u qëllua në gjoks, bark dhe kokë: nuk kishte shpëtim për të. Më pas shkoi në shtëpi për të vrarë gruan, por ishte vajza që i doli përpara babait të cilin po përpiqej ta ndalte por mbeti e vdekur. Djali 5 vjec ishte fshehur pas divanit dhe nuk u lëndua ndërsa Tefta u plagos. Ishte vetë ajo që ngriti alarmin duke njoftuar policinë që ndaluan shqiptarin ende të gjakosur.

Pas krimit të rëndë shqiptari ka xhiruar me celularin e tij një video menjëherë pas atentatit, duke filmuar fillimisht trupin e pajetë të burrit dhe më pas ka filmuar vajzën e tij dhe gruan e tij në gjendje gjysmë të ndërgjegjshme. Videoja i është dërguar nga burri një bashkatdhetari me banim në Italinë veriore i cili ka lajmëruar menjëherë policinë lokale dhe me shumë gjasa ua ka dërguar pamjet edhe personave të tjerë të identifikuar, të cilët nga ana e tyre kanë shpërndarë videon nëpërmjet internetit.

Arsyeja e këtij krimi ishte se 45-vjecari bukëpjekës shqiptar kishte dyshime se italiani dhe gruaja e tij kishin një lidhje intime.

Në dëshminë e dhënë, Malaj u ka rrëfyer hetuesve se pasi vrau Massimo De Santis, për të cilin besonte se ishte i dashuri i gruas së tij kishte hyrë në dhomën e gjumit ku ishte gruaja e tij të cilën e kishte goditur të parën dhe në moment kishte ndërhyrë vajza e tij 16 vjeçare për të shpëtuar të ëmën. Ai shtoi se e kishte sulmuar me thikë vajzën e tij pa e kuptuar se ishte ajo. Më pas Malaj zbulon se nga dhoma e gjumit, gruaja e tij së bashku me italianin u arratisën në kuzhinë ku kishte vazhduar t'i godiste.  4 ditë pas krimit të rëndë shqiptari Taulant Malaj ka kuptuar se çfarë ka bërë duke u shkrehur në lot në seancën e parë ku iu komunikua arresti me burg dhe rimarrja e dëshmisë. Sipas avokatëve shqiptari ndodhet në gjendje të rënduar. Tre video të tjera janë marrë nga kamerat e shtëpisë për të cilat avokatët thonë e Malaj nuk ka dashur ta vrasë djalin 5 vjeç dhe fëmija nuk ishte i fshehur pas divanit.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • GOLI: 29/05/2023 09:05

    RASTI TRAGJIK ME TRE TE VDEKUR DHE SHENIMET QE I LEXOJME E BEJNE TE ÇILTERT TE BERAT E DYKEMBESHES-THJESHT NJE MACE E ZEZE JOBIOLOGJIKE....KISH QENE MIRE PER ÇUNIN TE VENE KUJDESE NJEREZ ME VĒND.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Magjia e sportit, ushtari ukrainas ndjek kombëtaren e futbollit nga llogoret e luftës

Magjia e sportit, ushtari ukrainas ndjek kombëtaren e futbollit nga llogoret e luftës